Avokat Ilir Myftiu - Zyrë Ligjore

Avokat Ilir Myftiu - Zyrë Ligjore Avokat në Shqipëri. Merrem me çështje pronësie, trashëgimi, divorc, padi civile, çështje penale, kontrata dhe ekzekutime. Durrës/Kavajë. Kontakt për konsultë.

Përfaqësim në gjykatë dhe konsulencë juridike.

14/07/2026
Çfarë duhet të dish para se të japësh prokurë?Prokura është një akt juridik me të cilin i jep një personi tjetër të drej...
24/05/2026

Çfarë duhet të dish para se të japësh prokurë?
Prokura është një akt juridik me të cilin i jep një personi tjetër të drejtën të veprojë në emrin tënd. Por para se ta nënshkruash, duhet të jesh shumë i kujdesshëm.

1. Përcakto qartë qëllimin
Prokura duhet të jetë specifike: për sh*tje prone, për përfaqësim në gjykatë, për banka apo për çështje administrative. Sa më e përgjithshme të jetë, aq më shumë rrezik mbart.

2. Zgjidh me kujdes përfaqësuesin
Personi që merr prokurën mund të kryejë veprime me pasoja të drejtpërdrejta ligjore dhe financiare për ty. Besimi është thelbësor.

3. Kontrollo kufizimet
Mund të vendosen kufij kohorë, financiarë ose të veprimeve që lejohet të kryhen. Mos i lër të paqarta.

4. Lexoje me kujdes përpara firmosjes
Shumë probleme lindin nga nënshkrimi pa e kuptuar plotësisht përmbajtjen.

5. Prokura mund të revokohet
Në çdo moment mund ta tërheqësh, por duhet bërë me procedurën e duhur ligjore.
Këshillë praktike:

Mos jep kurrë prokurë të përgjithshme pa arsye të fortë dhe pa u konsultuar më parë me një profesionist ligjor.

SI NDAHET PRONA PAS DIVORCIT?Shumë persona mendojnë se prona i mbetet atij që ka paguar më shumë apo atij në emrin e të ...
23/05/2026

SI NDAHET PRONA PAS DIVORCIT?

Shumë persona mendojnë se prona i mbetet atij që ka paguar më shumë apo atij në emrin e të cilit është regjistruar pasuria. Në praktikë, ligji shqiptar parashikon diçka tjetër.

📌 Pasuria e krijuar gjatë martesës, në shumicën e rasteve, konsiderohet pasuri e përbashkët e bashkëshortëve.
Kjo do të thotë se:
✔️ Edhe nëse prona është regjistruar vetëm në emrin e njërit bashkëshort
✔️ Edhe nëse të ardhurat janë siguruar kryesisht nga njëri prej tyre
✔️ Edhe nëse vetëm njëri ka qenë në marrëdhënie pune
— pasuria e fituar gjatë martesës zakonisht ndahet në pjesë të barabarta.

⚖️ Ligji e konsideron martesën si bashkëjetesë ekonomike dhe familjare, ku kontributi nuk matet vetëm me para, por edhe me mbështetjen familjare, kujdesin për fëmijët dhe administrimin e jetës familjare.
❗Ndërsa pasuri personale konsiderohen zakonisht: • pronat e fituara para martesës
• trashëgimitë
• dhurimet personale
• pasuri të përjashtuara me kontratë martesore
🏠 Në praktikë, konfliktet më të zakonshme lidhen me: — apartamente të blera me kredi
— pasuri të regjistruara vetëm në një emër
— biznese familjare
— sh*tje prone para divorcit
— fshehje pasurie apo transferime fiktive
📄 Për këtë arsye, çdo çështje kërkon analizë të kujdesshme të dokumentacionit dhe ndjekje të saktë ligjore.

Çfarë të kemi parasysh në kontratën e qirasë?1. Përcaktoni qartë afatin dhe pagesënKontrata duhet të specifikojë kohëzgj...
19/05/2026

Çfarë të kemi parasysh në kontratën e qirasë?

1. Përcaktoni qartë afatin dhe pagesën
Kontrata duhet të specifikojë kohëzgjatjen e qirasë, shumën mujore, datën e pagesës dhe nëse ka kapar apo penalitete për vonesa.

2. Shkruani detyrimet e secilës palë
Duhet të përcaktohet kush mban përgjegjësi për dëmtimet, riparimet, faturat dhe mirëmbajtjen e banesës.
3. Mos firmosni pa verifikuar pronësinë
Sigurohuni që personi që jep banesën me qira është pronari ose ka të drejtë ligjore ta japë atë.

4. Fotografoni banesën para dorëzimit
Para se të hyni ose ta dorëzoni banesën, bëni foto dhe video të çdo ambienti. Kjo ju mbron nga pretendimet e mëvonshme për dëme që mund të mos jenë shkaktuar nga ju.

Çfarë ndodh nëse blen pronë pa kontroll ligjor? -Mund të mendosh se ke bërë një marrëveshje të mirë, por më vonë mund të...
16/05/2026

Çfarë ndodh nëse blen pronë pa kontroll ligjor?

-Mund të mendosh se ke bërë një marrëveshje të mirë, por më vonë mund të dalin probleme serioze: pronë pa titull të pastër, bashkëpronarë të fshehur ose konflikte që të bllokojnë gjithçka.

-Një verifikim i thjeshtë juridik para blerjes të shmang shumë humbje.

Rast suksesi në mbrojtjen e të drejtës së pronësisëPala paditëse kishte lidhur një kontratë me sh*tësin për blerjen e nj...
09/03/2026

Rast suksesi në mbrojtjen e të drejtës së pronësisë

Pala paditëse kishte lidhur një kontratë me sh*tësin për blerjen e një pasurie të paluajtshme, por kontrata nuk ishte hartuar në formën e kërkuar nga ligji. Pas daljes së dokumentacionit të pronësisë, sh*tësi refuzoi të nënshkruante kontratën përfundimtare dhe madje kërkoi kthimin e pronës.

Përmes një procesi gjyqësor të ndjekur me kujdes dhe argumentim të plotë ligjor, arritëm të mbrojmë të drejtën e blerësit dhe të sigurojmë fitimin përfundimtar të pronësisë në favor të tij.

Ky rast tregon se edhe kur një marrëveshje nuk është realizuar në formën e përcaktuar nga ligji, e drejta mund të mbrohet dhe të realizohet përmes rrugës gjyqësore.

📌 Nëse përballeni me mosmarrëveshje për pasuri të paluajtshme, këshillimi dhe përfaqësimi i duhur ligjor është thelbësor.

⚖️ U largove padrejtësisht nga puna? Drejtësia ekziston.Një tjetër çështje e fituar me sukses!Klienti im u largua nga pu...
18/02/2026

⚖️ U largove padrejtësisht nga puna? Drejtësia ekziston.
Një tjetër çështje e fituar me sukses!
Klienti im u largua nga puna në mënyrë të padrejtë.
Pas ndjekjes ligjore dhe përfaqësimit profesional, gjykata vendosi:
✅ Dëmshpërblim financiar
✅ Njohje e shkeljes së të drejtave të punëmarrësit
✅ Vendim në favor të drejtësisë

Address

Rr. "Aleksandër Goga" Pranë Gjykatës Së Shkallës Së Parë Durrës
Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokat Ilir Myftiu - Zyrë Ligjore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Avokat Ilir Myftiu - Zyrë Ligjore:

Shortcuts

Share