Avokate Sonila Rrahmani

Directions Contact the business

Avokate Sonila Rrahmani Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Avokate Sonila Rrahmani, Lawyer & Law Firm, Rruga Fetah Bllaca, Durrës.

�Përfaqësim ligjor në institucione dhe në gjykatë
�Këshillim ligjor dhe perpilim i kontratave në çështje tregtare
�Verifikim & Fshirje Ekspulsi �
�Aplikim i vizave USA� dhe UK �
�Përkthime, legalizim dokumentacioni

⚠️ PROTESTA NUK LEJOHET TË SHTYPET ME DHUNË!Policia ka detyrimin të zbatojë ligjin edhe kur ndërhyn ndaj protestuesve.Ne...
16/10/2026

⚠️ PROTESTA NUK LEJOHET TË SHTYPET ME DHUNË!

Policia ka detyrimin të zbatojë ligjin edhe kur ndërhyn ndaj protestuesve.

Neni 32 i ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” kërkon që forca të jetë e domosdoshme, proporcionale dhe e përshkallëzuar.

⛔ Goditjet pa nevojë.
⛔ Goditjet pasi personi është neutralizuar dhe nuk paraqet më rrezik.
⛔ Forca e tepruar.
⛔ Përdorimi i forcës pa paralajmërim, përveç rasteve të rrezikut real dhe të çastit.
⛔ Dhuna apo IZOLIMI për ndëshkim, frikësim apo poshtërim.

Këto veprime shkelin kufijtë ligjorë të përdorimit të forcës.

Edhe standardet e OKB-së kërkojnë mbrojtjen e jetës dhe dinjitetit të protestuesve dhe ndalojnë torturën e trajtimin çnjerëzor apo poshtërues.

Secili të denoncojë individualisht dhunën e policisë !

drejtaEProtestës

16/10/2026

⚖️ Çfarë duhet të bëni nëse arrestoheni ose ndaloheni gjatë një proteste?

Në këtë video shpjegoj hapat kryesorë për të mbrojtur veten dhe detyrimet që policia ka ndaj jush.

Si avokatë, kemi përgjegjësinë të infirmojmë e të mbrojmë të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari, pavarësisht bindjeve të tij. Njohja e të drejtave është hapi i parë; mbrojtja e tyre kërkon angazhimin tonë.

Ruajeni dhe shpërndajeni këtë video që informacioni të arrijë te sa më shumë qytetarë.

13/10/2026

Më dhemb të të shoh kështu Shqipëri! 🥺
Dhuna policore në nivele të rrezikshme ! 😢

Qytetaret janë të kërcënuar dhe Avokati i Popullit duhet të bëjë detyrën që ka !

✅Një tjetër sukses në Gjykatën Administrative.Këtë herë, ndajmë gëzimin me familjen Meta, e cila doli fituese kundra Bas...
12/10/2026

✅Një tjetër sukses në Gjykatën Administrative.

Këtë herë, ndajmë gëzimin me familjen Meta, e cila doli fituese kundra Bashkisë Durrës dhe L.M në një proces të rëndësishëm lidhur me banesën e përfituar në kuadër të rindërtimit pas tërmetit.

Familjes Meta i ishte njohur me vendim të Këshillit Bashkiak e drejta për një banesë 3+1. Pas rreth 5 vitesh, kjo e drejtë u ndryshua me një vendim tjetër, duke shtuar anëtarë dhe cenuar atë që familja kishte përfituar më parë.

Përmes procesit gjyqësor pranë Gjykatës Administrative, arritëm të kundërshtojmë këtë Vendim dhe të rikthejmë të drejtën e familjes Meta mbi banesën që i ishte njohur fillimisht.

Sot, përtej rezultatit juridik, ndajmë kënaqësinë e një vendimi që i rikthen familjes atë që i takonte.

Kjo është edhe arsyeja pse çdo çështje ndiqet me përgjegjësi deri në fund: që e drejta të mos mbetet vetëm e shkruar, por të bëhet realitet për palën që përfaqësojmë.

⚖️ Emini Law Firm
Protecting Rights. Building Trust.

16/09/2026

Haga – Gjykata që u themelua për drejtësi, sot vulosi një padrejtësi historike.

Jam e tronditur dhe e revoltuar nga vendimi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dënimi i tyre me gjithsej 81 vite burg është goditje jo vetëm ndaj katër individëve, por edhe ndaj ndërgjegjes së një populli që pagoi me gjak të drejtën për të jetuar i lirë.

Ku ishte kjo drejtësi kur shqiptarët vriteshin, masakroheshin, dhunoheshin dhe dëboheshin nga shtëpitë e tyre? Ku është drejtësia për mijëra viktima, të zhdukurit dhe familjet që ende presin eshtrat e të afërmve?

Reçaku, Krusha, Meja, Izbica, Pokleku dhe Suhareka nuk janë thjesht emra vendesh. Janë plagë të hapura dhe dëshmi të krimeve shtetërore që synuan spastrimin e Kosovës nga shqiptarët. Megjithatë, sot drejtuesit e rezistencës shqiptare (me apo pa të metat e tyre) dënohen me dekada burg, ndërsa shumë urdhërues dhe ekzekutorë të krimeve të regjimit serb nuk mbajtën kurrë përgjegjësi të plotë.

Kosova nuk pushtoi askënd.
Kosova nuk shkoi në tokën e askujt.
Kosova luftoi në shtëpinë e vet për mbijetesë dhe liri.

Si avokate, besoj te drejtësia e bazuar mbi prova dhe përgjegjësi individuale. Por drejtësia që ndëshkon me gjithë peshën njërën palë, historikisht viktimë, ndërsa lë në hije krimet masive të agresorit, është padrejtësi e institucionalizuar.

Një vendim mund të dënojë njerëz, por nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike. Historinë nuk mund ta rishkruajnë sallat e gjyqit; atë e kanë mbajtur mbi supe shqiptarët.

Liria e Kosovës është një nga ngjarjet më të bukura të historisë sonë kombëtare dhe askush nuk mund ta cilësojë atë si krim.

Asnjë shqiptar nuk do ta pranojë me zemër këtë vendim.
Urime për padrejtësinë e radhës, “Your Honours”!

RuleOfLaw

03/09/2026

💡 Did you know?

You can establish a company in Albania in just a few business days — with 100% foreign ownership and minimum share capital starting from only €1.

With its strategic European location, competitive business costs and growing investment opportunities, Albania is an attractive destination for international entrepreneurs.

At Emini Law Firm & Immigration, we handle the entire legal process for you:

• Company incorporation
• Legal documentation
• Government procedures
• Residence permit applications
• Ongoing legal assistance

You focus on your business. We handle the legal process.

📩 Contact us to start your business in Albania.

📞00355 6860 20213
📧[email protected]
🌐www.emini-lawfirm.com

ForeignInvestors LegalServices EminiLawFirm

22/08/2026

⚖️🇺🇸 PËRDITËSIM I RËNDËSISHËM PËR VIZAT EMIGRUESE

Në një postim të mëparshëm trajtuam vendimin në çështjen De Moura Gomes v. Rubio, i cili e konsideroi të paligjshëm pezullimin e vizave emigruese për 75 vende.

📌 Megjithatë, ai vendim zbatohej drejtpërdrejt vetëm për aplikantin dhe familjen e tij.

🔔 Tashmë kemi një zhvillim të ri dhe vendimtar.

Më 21 gusht 2026, në çështjen CLINIC v. Rubio, Gjykata Federale në Manhattan vendosi:

✅ Shfuqizimin e politikës që pezullonte lëshimin e vizave emigruese për 75 vende, përfshirë Shqipërinë 🇦🇱;

✅ Shfuqizimin e refuzimeve të bazuara vetëm në këtë politikë;

✅ Rikthimin e aplikimeve për shqyrtim individual nga zyrtarët konsullorë.

⚖️ Gjykata vlerësoi se Sekretari Amerikan i Shtetit kishte tejkaluar kompetencat ligjore dhe se refuzimi i përgjithshëm, i bazuar te shtetësia e aplikantëve, binte në kundërshtim me ligjin federal amerikan.

⚠️ Çfarë duhet të dini?

🔹 Vendimi nuk sjell miratimin automatik të vizave;
🔹 Çdo dosje do të shqyrtohet individualisht;
🔹 Aplikimi mund të refuzohet për shkaqe të tjera ligjore;
🔹 Vendimi lidhet me vizat emigruese, jo me vizat turistike B1/B2.

📂 🇦🇱Për aplikantët shqiptarë të prekur nga pezullimi, ky përbën një zhvillim juridik shumë të rëndësishëm.

EMINI LAW FIRM & IMMIGRATION
Protecting Rights. Building Trust.

22/08/2026

✨ Zyrtarisht në adresën tonë të re/ ✨ Officially at our new address!

Me kënaqësi ju prezantojmë ambientet e reja të Emini Law Firm & Immigration, tashmë në zemër të Durrësit.

Ky ndryshim shënon një etapë të re në rrugëtimin dhe zhvillimin e studios sonë: një hapësirë e konceptuar për t’ju mirëpritur me më shumë komoditet, profesionalizëm dhe konfidencialitet.

Mirënjohës për besimin që na keni dhënë ndër vite, vazhdojmë me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi në adresën tonë të re.

📍 Sheshi Liria, Pallati EGT (Pranë Bashkisë), Kati 6, Durrës
📞 +355 68 602 0213
🌐 www.emini-lawfirm.com

Ju mirëpresim!

Protecting Rights. Building Trust.

📢 Po zgjerohemi. ✨Së shpejti, EMINI LAW FIRM & IMMIGRATION do t’ju mirëpresë në një vendndodhje të re, të menduar për t’...
11/08/2026

📢 Po zgjerohemi. ✨

Së shpejti, EMINI LAW FIRM & IMMIGRATION do t’ju mirëpresë në një vendndodhje të re, të menduar për t’ju ofruar më shumë komoditet dhe një standard edhe më të lartë shërbimi.

Një hap i ri për ne, me të njëjtat vlera që na kanë udhëhequr gjithmonë: profesionalizëm, besim dhe përkushtim ndaj çdo klienti.

Vendndodhje e re. I njëjti përkushtim..

📍 NEW LOCATION — COMING SOON

EMINI LAW FIRM & IMMIGRATION
Av. Sonila Emini

06/08/2026

‼️Reklama që çdo prind dhe çdo profesionist që punon me fëmijët duhet ta shohë të paktën një herë!

“Long Live Little Brats” nuk është vetëm një reklamë, por një kujtesë e rëndësishme:Një fëmijë nuk është kurrë ‘i vështirë’ por thjesht është fëmijë!

Në të drejtën familjare, shpesh janë pikërisht fëmijët ata që mbajnë peshën më të madhe të konflikteve, presionit dhe pritshmërive të të rriturve. Pas asaj që quajmë “sjellje e vështirë” mund të jetë një fëmijë që po përpiqet të shprehë emocionet dhe nevojat e tij.

Në praktikën tonë si avokatë shohim si fëmijët janë prehë e egos apo ambicieve të prindërve, dhe na vjen keq ta shohim këtë. Ata kanë karakterin, zërin, dinjitetin dhe të drejtat e tyre.
Fëmijët kanë nevojë të ndihen të lirë të qeshin, të luajnë, të bëjnë zhurmë dhe të jenë thjesht fëmijë.

Interesi më i lartë i fëmijës nuk është vetëm një parim ligjor. Ai duhet të cmohet si virtyt !

Detyra jonë, si prindër, profesionistë dhe si shoqëri, është t’i duam, t’i dëgjojmë dhe t’i mbrojmë.

Pas kësaj reklame e kupton se zhurma e tyre është e bukur 🥹

Duajini fëmijët.
Duajini edhe zhurmat dhe rrëmujat e tyre. 🤍

Address

Rruga Fetah Bllaca
Durrës

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00
Sunday 09:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Avokate Sonila Rrahmani posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Avokate Sonila Rrahmani:

Shortcuts

Share