Blerim Grana

Blerim Grana This page has been established for all people who have different problems in life and do not know how to deal with the law.Thank you

Name: Blerim
Surname: Grana
Height: 1. 80
Weight: 81 kg
Eyes: Brown
Hair: Black
Horoscope sign: Pisces
Education: Student at South East European University (SEEU)
Branch: Legal
Job: BUSINESS

15/08/2021

SI BËHET NJOHJA E DIPLOVA TË HUAJA TË STUDIMIT NË ITALI

Titujt e studimit të marrë jashtë shtetit nuk kanë vlerë ligjore në Itali, me përjashtim të rasteve kur ekzistojnë Konventa ndërkombëtare ose kur janë marrë pranë shkollave të njohura nga Shteti italian.

Procedura që duhet ndjekur ndryshon në bazë të motivit për të cilin kërkohet njohja e titullit të studimit:

Për të vazhduar në Itali studimet e larta ose pasuniversitare si doktoraturë e master;
Për të ushtruar profesionin (inxhinier, arkitekt, ekonomist etj.).
Në të gjitha rastet nevojitet përkthimi zyrtar i diplomës së studimit që do të kërkohet të njihet. Për këtë gjë duhet çuar në konsullatën italiane në vendin ku është lëshuar diploma për të marrë të ashtuquajturën “deklaratën e vlerës në vend”, në italisht “Dichiarazione di valore in loco”, (në përfaqësitë italiane ka zyra të posaçme për studentët).

Mund të qëllojë që, kur kërkohet njohja e diplomës pranë zyrës kompetente, duke paraqitur “deklaratën e vlerës” dhe dokumentacionin që dëshmon provimet e mbrojtura, të interesuarit t’i kërkohet të bëjë disa provime plotësuese.

Nëse kërkohet njohja për të vazhduar shkollën e mesme në Itali, i interesuari duhet t’i drejtohet Zyrës shkollore të provincës.

Nëse kërkohet njohja për ndjekjen e një kursi universitar, pasuniversitar të një masteri apo të një doktorature, duhet t’i drejtohet sekretarisë së studentëve të Universitetit të zgjedhur. Në kuadrin e autonomisë, janë vetë universitetet që vendosin për njohjen e titujve të huaja të studimeve.

Kërkesës, që i drejtohet Rektorit të Universitetit, i bashkëngjiten dokumentat e mëposhtëm:

Diploma e pjekurisë e përkthyer, e legalizuar dhe me “deklaratën e vlerës” të lëshuar nga përfaqësia konsullore italiane në vendin ku është lëshuar titulli i studimit;
diploma universitare, e përkthyer, e legalizuar dhe me “deklaratën e vlerës” të lëshuar nga përfaqësia konsullore italiane në vendin ku është lëshuar titulli i studimit;
certifikatë e provimeve universitare, e përkthyer, e legalizuar dhe e autentifikuar nga konsullata italiane;
programi i studimeve për çdo provim të dhënë i përkthyer, i legalizuar dhe i autentifikuar nga konsullata italiane;
fotokopje e lejeeqëndrimit.
Autoritetet e universitetit që e marrin në shqyrtim mund të konsiderojnë kursin e studimeve të barasvlefshëm me të vetin dhe të njohin të gjitha provimet, ose të njohin diplomën pjesërisht e të kërkojnë kërkojnë dhënien e disa provimeve plotësuese për njohjen e titullit.

Njohja e titullit profesional për qëllime pune

Në rastin kur njohja e titullit bëhet për të ushtruar profesionin në Itali, i interesuari duhet të paraqesë kërkesë njohjeje pranë ministrisë kompetente.

Për shembull, për profesionet e sektorit të mjekësisë është kompetente ministria e Shëndetësisë, për profesione si avokat, llogaritar, biolog, kimist, agronom, gjeolog, inxhinier, psikolog, konsulent pune, gjeometër, gazetar, punonjës i kuaifikuar në bujqësi dhe industri, ministria e Drejtësisë. Listën e plotë të ministrive kompetente për profesionet e gjeni në këtë faqe të ministrisë së Universitetit.

Nëse dokumentacioni është i saktë dhe i plotë, ministria kompetente, me një dekret që botohet në Gazetën Zyrtare italiane, do të njohë titullin. Pas njohjes, i huaji mund të regjistrohet në Urdhrin profesional, nëse ekziston një i tillë për profesionin që dëshiron të ushtrojë. Në disa raste, mund të parashikohen sidoqoftë plotësime për njohjen e plotë të titullit ose periudha praktike pune.

LEGALIZIMI DHE APOSTILIMI I DOKUMENTEVELegalizimi dhe apostilimi i dokumenteveTë gjithë dokumentet e lëshuara nga admini...
12/01/2021

LEGALIZIMI DHE APOSTILIMI I DOKUMENTEVE
Legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve

Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja që do të paraqiten në autoritetet tona.

Legalizimi i dokumenteve në përfaqësitë tona dhe në MPJ

Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën. Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.

Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.

Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për tu paraqitur në autoritetet shqiptare rregullohet me VKM nr. 134, datë 07.03.2003.

Bashkëlidhur:

Lista e vendeve, për të cilat kërkohet legalizimi i dokumenteve: Lista e vendeve me legalizim

Apostilimi i dokumenteve

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore. Për më shumë: http://www.hcch.net/index_en.php?act=text.display&tid=37

Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës.

Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjenden në adresën:

http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41

Bashkëlidhur:

Lista e vendeve, për të cilat kërkohet apostilimi i dokumenteve: Lista e vendeve me apostilim

Bazuar në marrëveshjet me autoritetet e vendeve respektive Itali, Belgjikë, Austri, Kuvajt përkthimi/noterizimi i dokumentave në vend, në gjuhën e shtetit ku do të përdoret merret i mirëqenë pas legalizim/apostilimit nga MEPJ.

Vendet për të cilat nuk kërkohet legalizimi/apostilimi i dokumenteve

Me marrëveshje dypalëshe dokumentet për disa vende (Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Sllovakia dhe Bullgaria) pranohen direkt pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen.

Bashkëlidhur:

Lista e vendeve, dokumentet e të cilave pranohen pa u legalizuar apo apostiluar: Lista e vendeve drejtpërdrejt

Institucionet përgjegjëse

Në Shqipëri, autoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MPJ, Drejtoria Konsullore. Në vende të tjera mund të jetë Ministria e jashtme, Ministria e Drejtësisë, apo edhe struktura të ndryshme lokale.

Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.

Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjinden në adresën:

http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41

Paraqitja e dokumenteve për legalizim

Paraqitja e dokumenteve për legalizim jashtë shtetit bëhet direkt në përfaqësitë tona jashtë shtetit.

Paraqitja e dokumenteve për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare.

Për më shumë:

Legalizimi i dokumenteve të huaja;
Apostillimi i dokumenteve;
Legalizimi i dokumenteve shqiptare

Hague Conference on Private International Law - The World Organisation for Cross-border Co-operation in Civil and Commercial Matters

24/04/2019

VETTINGU

Vettingu është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Pse duhet procesi në Shqipëri

Në Shqipëri, procesi i vetingut është çmuar si thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi për shkak se një sistem drejtësie i pavarur dhe i paanshëm ndikon në vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend. Sondazhet kanë treguar që shumica e shqiptarëve besojnë që sistemi i drejtësisë është më i korruptuari dhe i mungon profesionalizmi dhe pavarësia.

Kush është baza ligjore e procesit të vetingut në Shqipëri?

Më 22 korrik 2016, Kuvendi miratoi ndryshimet e Kushtetutës që reformonin sistemin e drejtësisë. Këto amendamente ndryshuan “fytyrën” e sistemit të drejtësisë dhe synojnë që ta bëjnë më të pavarur, të paanshëm dhe eficent. Në ndryshimet e parashikuara në kushtetutë, ndër të tjera, janë vendosur edhe dispozita për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri. Më pas, u miratua edhe ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur gjerësisht si ligji i vetingut, që përcakton kriteret dhe procedurën që duhet ndjekur për procesin e vetingut. Duhet vënë në dukje që ky ligj ishte i pari ndër më shumë se 20 ligje të tjera të nevojshme për zbatimin e reformës në drejtësi sipas parashikimeve të ndryshimeve kushtetuese.

Rëndësia e tij e veçantë tregohet edhe nga fakti që ligji u miratua në një seancë plenare të jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë, me datën 30 gusht 2016.

Kush i nënshtrohet vetingut

Sipas ligjit të vetingut, janë subjekte të rivlerësimit, pra që i nënshtrohen procesit të vetingut, personat e mëposhtëm:

– Të gjithë gjyqtarë, duke përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

– Të gjithë prokurorët duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm.

– Kryeinspektori si dhe të gjithë inspektorët e tjerë pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

– Të gjithë këshilltarët ligjor pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësit ligjorë pranë gjykatave administrative dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme.

– Ish-gjyqtarët, ish-prokurorët, ish-këshilltarët ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, në rast se paraqesin kërkesë për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit.

Mbi çfarë çështjesh do të vlerësohen subjektet e mësipërm

Procesi i vetingut bazohet në:

– vlerësimin e pasurisë

– kontrolli i figurës

– vlerësimi i aftësive profesionale

Vlerësimi i pasurisë

– Subjektet që i nënshtrohen vetingut si dhe çdo person tjetër i lidhur me te plotëson deklaratën e pasurisë dhe së bashku me të gjitha dokumentet që justifikojnë pasurinë e deklaruar e dërgon pranë ILDKPKI-së brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.

– ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli dhe jo më vonë se 180 ditë nga dita e depozitimit të deklaratës së pasurisë dërgon një raport të hollësishëm nëse ka apo jo probleme me pasurinë e deklaruar.

Kontrolli i figurës

– Subjektet që i nënshtrohen vetingut plotësojnë një deklaratë për kontrollin e figures e cila ka si qëllim deklarimin nëse subjekti ka pasur kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.

– Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës dhe verifikon nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Vërtetimi i kontakteve të papërshtatshme mund të kryhet nëpërmjet fotografive, dëshmive, telefonatave, shkëmbimi i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive, pjesëmarrja ose prania në takime me një ose disa persona të përfshirë në krimin e organizuar.

– Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar duhet të paraqesë një raport jo më vonë se 100 ditë nga data e ngritjes së grupit të punës përgjegjës për verifikimin e deklaratës për kontrollin e figurës.

Vlerësimi i aftësive profesionale

– Subjektet që i nënshtrohen vetingut plotësojnë një formular për vetëvlerësimit profesional brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.

– Organi që kryen vlerësimin rishikon dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti që i nënshtrohet procesit të vetingut dhe jo më vonë se 90 ditë nga dita e depozitimit të formularit të vetëvlerësimit profesional përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar.

– Subjekti i vetingut mund të vlerësohet si “i aftë”, “me mangësi” ose “i papërshtatshëm”.

– Subjektet që vlerësohen “me mangësi” mund t’i rekomandohet pezullimi nga detyra dhe detyrimi për të ndjekur programin e trajnimit për një periudhe 1-vjeçare, ndërkohë që për subjektet që vlerësohet si “të papërshtatshëm” shkarkohen nga detyra.

Kush e kryen vetingun

Procesi i vetingut kryhet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publik në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtar. Komisioni organizohet në 4 trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short, ndërkohë që Kolegji i Apelimit gjykon në trupa gjykuese të përbërë nga 5 gjyqtarë.

Cila është procedura që ndiqet për vetingun

Anëtarët e Komisionit si dhe vëzhguesit ndërkombëtar hetojnë çdo fakt dhe vlerëson çdo rrethanë të nevojshme për procedurën e rivlerësimit, mbledhin prova nëpërmjet vetëdeklarimeve të subjekteve që i nënshtrohen vetingut, të marrë dokumente të tjera shkresore, sipas formave të parashikuara në ligj ose dokumenteve të marra nëpërmjet mjeteve fotografike, të regjistrimit ose mjeteve të tjera teknike si dhe të këqyrin dhe të kontrollojnë sende të luajtshme ose të paluajtshme.

Ata kanë akses të plotë në çdo të dhënë, veçanërisht të dhënat personale apo të dhënat që lidhen me punësimin, të dhënat mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe të dhënat tatimore, të dhënat mbi marrëdhënie të mundshme biznesit, veprimtaritë tregtare ose të dhëna të tjera financiare.

Komisioni zhvillon seancë dëgjimore në përputhje me rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative.

Komisioni ka të drejtë të marrë në pyetje subjektin që i nënshtrohet vetingut. Subjektit mund t’i drejtojë pyetje edhe vëzhguesi ndërkombëtar, nëse ai pranon të përgjigjet. Subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve.

Komisioni, në përfundim të procesit, mund të vendosë konfirmimin në detyrë, pezullim nga detyra për një periudhë 1-vjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës ose shkarkimin nga detyra. Në rastin e ish gjyqtarëve dhe ish prokurorëve dhe këshilltarëve ligjor Komisioni mund të vendosë emërimin si gjyqtar ose prokuror ose refuzimin për ta emëruar si gjyqtar apo prokuror.

Subjekti që i nënshtrohet procesit të vetingut dhe/ose Komisioneri Publik kanë të drejtë që të ankohen ndaj vendimit të Komisionit në Kolegjin e Apelimeve 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Për sa vite do të zbatohet procesi i vetingut

Procesi i vetingut është parashikuar të zgjasë 9 vite, pra deri në 2024.

A po zbatohet ligji i vetingut?

Ligji i vetingut ishte ligji i parë që u miratua nga Kuvendi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, që hapën rrugën për zbatimin e reformës në drejtësi. Ligji hyri në fuqi me datë 7 tetor 2016, megjithatë zbatimi i ligjit u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me 25 tetor 2016.

Çfarë procedure po ndiqet në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e vetingut

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kushtetuta i jep të drejtën të paktën një të pestën e anëtarëve të Kuvendit që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi deklarimin e ligjit të vetingut si në kundërshtim me Kushtetutën dhe, gjatë periudhës që gjykata duhet të shqyrtonte kërkesën dhe të merrte një vendim përfundimtar, pezullimin e zbatimit të ligjit. Siç u përmend më sipër, me 25 tetor 2016 Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë zbatimin e ligjit. Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese i kërkoi Komisionit të Venecias një opinion mbi përputhshmërinë e ligjit të vetingut me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Komisioni i Venecias u shpreh që ligji i vetingut është në pajtueshmëri me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Megjithatë, vendimin përfundimtar mbi pajtueshmërinë ose jo të këtij ligji me Kushtetutën duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese.

08/12/2015

Çfarë është Kushtetuta?
Kushtetuta është, në kuptimin e gjerë të fjalës, një grup rregullash që kërkon të vendosë detyrimet, pushtetet dhe funksionet e institucioneve të ndryshme shtetërore, të rregullojë marrëdhëniet midis tyre dhe të përcaktojë marrëdhëniet midis shtetit dhe individit. Ekuilibri midis rregullave ndryshon nga një sistem në tjetrin.

Epoka e kushtetutave fillon me hartimin e kushtetutave të para të shkruara: Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara në 1787 dhe Deklarata franceze e të drejtave të njëriut në 1789. Ato shërbyen si model për krijuesit e kushtetutave të mëvonëshme, pasi ato hodhën dritë në mënyrën se pse dhe si formohen kushtetutat. Krijimi i kushtetutës përbën një ngjarje madhore në historinë politike të një vendi, që shënon krijimin e një rendi të ri politik, që pason dështimin e një rendi të vjetër.

Kushtetutat mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme në përputhje me kriteret e zgjedhura:

Forma e kushtetutës dhe statusi i rregullave të saj, domethënë nëse kushtetuta është e shkruar ose e pashkruar, e kodifikuar ose e pakodifikuar.
Lehtësia me të cilën kushtetuta mund të ndryshohet, pra, nëse është e ngurtë, strikte, apo elastike.
Mënyra me të cilën kushtetuta zbatohet në praktikë, pra, nëse është kushtetutë efikase, nominale apo kushtetutë fasadë.
Përmbajtja e kushtetutës dhe e strukturës institucionale që krijon, për shembull, monarkiste ose republikane, federale ose unitare, presidenciale ose parlamentare.
Shumica dërrmuese e shteteve kanë kushtetutë. Është e vështirë, mbase e pamundur, të imagjinosh një shtet pa kushtetutë.

Kushtetutat kanë një numër funksionesh, më të rëndësishmit po i përmendim këtu më poshtë:

Të fuqizojë shtetet. Kushtetutat shënojnë ekzistencën e shteteve dhe institucionalizojnë sovranitetin dhe autoritetin e tyre të pavarur.

Të sanksionojë krijimin e shteteve të reja. Krijimi i shteteve të reja gjithmonë shoqërohet nga dekretimi i kushtetutës. Ato mund të ekzistojnë vetëm pasi të kenë një kushtetutë, sepse pa kushtetutë atyre u mungon ose juridiksioni formal mbi një territor të dhënë, ose një aparat qeverisës, i cili mund të ushtrojë me efikasitet atë juridiksion.

Të krijojë vlera dhe qëllime unifikuese. Kushtetuta mishëron një varg të gjërë vlerash politike, idesh dhe qëllimesh. Kushtetutat nuk mund të jenë neutrale. Krijuesit e kushtetutave synojnë që nëpërmjet hartimit të kushtetutës të portretizojnë formën e regjimit, duke i dhënë një tërësi vlerash unifikuese, që në mënyrë të pashmangshme përmbajnë qëllime ideologjike. Këto ideale, që zakonisht shpallen në preambulat e kushtetutave, shkojnë nga një angazhim për demokraci, liri ose për shtetin e mirëqenies sociale, deri tek një besim në socializëm, federalizëm ose në islamizëm.

T’i japi qeverisjes stabilitet. Duke shpërndarë detyra, pushtete dhe funksione ndërmjet institucioneve të ndryshme të shtetit, kushtetutat formalizojnë dhe rregullojnë marrëdhëniet midis tyre, duke u bërë kështu një mekanizëm rregullator, nëpërmjet të cilit konfliktet mund të gjykohen dhe të zgjidhen. Pavarësisht se ka ndryshime për sa i përket shkallës së detajimit dhe të efikasitetit, të gjitha kushtetutat kryejnë funksionin e stabilitetit të qeverisjes së vendit. “Qeveria pa kushtetutë është si Pushteti pa të Drejtë” thoshte një nga baballarët e kushtetutës amerikane, Thomas Pain. (1737-1809).

Të mbrojë lirinë. Kushtetutat vendosin marrëdhënien midis shtetit dhe individit, duke përcaktuar sferat përkatëse të autoritetit qeverisës dhe të lirisë personale. Liria e fjalës, liria e fesë, liria për t’u mbledhur dhe liria për të lëvizur, të cilat njihen si “liritë themelore” të njeriut. Në kushtetutat e mjaft vendeve përfshihen edhe një gamë e gjerë të drejtash ekonomike, sociale dhe kulturore, si e drejta për sigurimin shëndetësor, e drejta për edukim, madje dhe e drejta për punë. Sigurisht që sigurimi i tyre varet nga burimet ekonomike dhe sociale që shteti ka në dispozicion.

Të legjitimojnë regjimet. Procesi i legjitimitetit ka dy dimensione: legjitimiteti ndërkombëtar dhe legjitimiteti brenda vendit. Kushtetuta është thuajse një parakusht për anëtarësimin e shtetit në komunitetin ndërkombëtar dhe për njohjen e tij nga shtetet e tjera. Kushtetuta vesh sistemin qeverisës me vellon e legjitimitetit, prandaj shpesh bëhen shumë përpjekje për të promovuar respektin për vetë kushtetutën ose si një dokument me rëndësi historike, ose si një simbol i qëllimit dhe identitetit kombëtar.

Ekzistenca e një kushtetute nuk është siguri se qeveria vepron në mënyrë kushtetuese apo se sistemi demokratik është funksional. Shpesh, në mjaft vende, akte ligjore të miratuara nga qeveritë dhe parlamentet vlerësohen jo në përputhje me kushtetutën nga gjykatat kushtetuese. Në fakt, kushtetutat “funksionojnë” në disa rrethana, në varësi të mbështetjes nga një sërë kushtesh kulturore, politike, ekonomike dhe sociale. Në veçanti, që kushtetutat të jenë të suksesshme, ato duhet të mbështeten nga tradita dhe kultura politike, sepse ato janë produkte të kulturës politike, ashtu si dhe krijuesit e tyre. Kjo është arsyeja pse kushtetutat me përmbajtje demokratike nuk arrijnë të hedhin rrënjë në vende ku kjo mbështetje mungon apo nuk është e plotë. Një fenomen i tillë ka ndodhur veçanërisht kur asistenca e huaj, e përdorur në hartimin e kushtetutës, nuk ka pasur mirë në konsideratë rrethanat e traditës dhe kulturës së vendit. Edhe kur kushtetutat janë kryesisht produkt i elitave politike të një vendi, në kushtet kur ato nuk kanë konsideruar në masën e duhur kulturën politike të vendit, modeli i zgjedhur nuk ka rezultuar të jetë funksional. Kur vlerësohet se sistemi demokratik i një vendi nuk është funksional, veç problemeve që lidhen me lidershipin, duhet analizuar edhe nëse modeli i kushtetutës të zgjedhur ka nevojë për përmirësime apo korrigjime që do të përmirësonin funksionalitetin e sistemit demokratik.

25/11/2015

Çfarë është vula apostile, ku kërkohet e për cilat dokumente
Vula Apostile, apo më saktë Apostille (fjalë belge) e lindur nga një marrëveshje ndërkombëtare të quajtur Konventa e Hagës, nuk është tjetër veçse një vulë e standardizuar në përmasa e përmbajtje nga vetë konventa. Është një lloj legalizimi që autoriteti kompetent i një shteti i bën dokumentit publik duke e kthyer dokumentin në të vlefshëm edhe për shtetet e tjera që kanë nënshkruar konventën.
Pra Apostille është një legalizim i mundshëm i parashikuar vetëm për shtetas që vijnë nga vendet që kanë nënshkruar Konventën e Hagës së 5 tetorit 1961 lidhur me heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja. Gjatë viteve konventa është ratifikuar dhe zbatuar nga shumë e shumë vende dhe parashikon që të mos kërkohet më legalizimi i certifikatave pranë autoriteteve konsullore, por të njihen si të vlefshme të gjitha ato certifikata që kanë të ashtuquajturën apostille të vënë nga autoritetet e vendit që kanë lëshuar dokumentin.
Në rastin konkret mes Shqipërisë e Italisë, duhet thënë që të dyja shtetet e kanë nënshkruar me kohë këtë konventë: Shqipëria e ka ratifikuar më 3 shtator 2003 dhe e ka futur në fuqi më 9 maj 2004 ndërsa Italia e ka ratifikuar Konventën më 13 dhjetor 1977 dhe e ka futur në fuqi më 11 shkurt 1978. Por Italia kishte paraqitur “rezervë” ndaj Shqipërisë më 9 mars 2004, ndaj mes këtyre dy vendeve nuk ishte e vlefshme Konventa. Pikërisht këtë rezervë tërhoqi Italia më 26 maj 2011. Ndaj Shqipërisë vazhdojnë të kenë rezervë, Spanja, Belgjika, Gjermania dhe Greqia. Pra me këto vende Shqipëria nuk aplikon konventën në fjalë por përdor për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve, legalizimin e tyre në konsullata.
Apostille zëvendëson legalizimin pranë përfaqësive konsullore. Për pasojë nëse një person ka nevojë të sjellë në Itali një certifikatë nga Shqipëria, nuk ka nevojë të shkojë pranë ambasadës italiane për të kërkuar legalizimin, por mund të shkojë pranë ministrisë së Jashtme të Shqipërisë (autoritet i përcaktuar në aktin e adezionit të vetë Konventës) për të vënë vulën Apostille mbi certifikatë. Pasi ka kryer këtë procedurë, ajo certifikatë duhet të njihet nga Italia, sepse ajo tashmë e ka hequr rezervën që kishte ndaj Shqipërisë, pra zbaton Konventën e Hagës mbi të ashtuquajturën Apostille, dhe për rrjedhojë ajo certifikatë duhet të konsiderohet e vlefshme për ligjin italian, edhe pse nuk është përpiluar në gjuhën italiane (do të mjaftonte një përkthim i betuar që mund të bëhet edhe në Itali e t’i bashkëngjitet dokumentit).
Duhet saktësuar që Konventa përcakton heqjen e legalizimit të akteve publike të huaja mes të cilave bëjnë pjesë, të parashikuara shprehimisht, dokumentet që lëshon një autoritet apo një funksionar i administratës së shtetit (përfshirë prokurorinë, gjykatën), dokumentet administrative, aktet noteriale, deklaratat zyrtare që dëshmojnë një regjistrim, një autentifikim firme mbi një akt privat, por konventa nuk aplikohet për dokumentet e lëshuara nga një diplomat apo konsull dhe as në dokumentet administrative tregtare dhe të doganës.
Praktikisht janë një sërë dokumentesh për të cilat, falë konventës, nuk është i nevojshëm legalizimi në konsullatë, nëse u vihet e ashtuquajtura Apostille drejtpërdrejt nga autoriteti i Vendit që ka i ka lëshuar. Zakonisht bëhet fjalë për certifikata të ndryshme të Gjendjes Civile, që dëshmojnë lindje, vdekje, lidhje familjare, që herët a vonë u interesojnë thuajse të gjithë emigrantëve.
Në Shqipëri, autoriteti që vë vulën Apostille është një zyrë e posaçme e ministrisë së Jashtme.
Në Itali Apostille vihet në prefekturë për dokumente të lëshuara nga komuna, dhoma të tregtisë, Shërbimi Shëndetësor kombëtar, dhe në Prokurori për certifikatat gjyqësore. Praktikisht atje ku kërkohej legalizimi i një dokumenti italian para se ky të çohej në ambasadë apo konsullatë, po atje do të kërkohet që dokumentit t’i vihet Apostille, dhe më pas dokumenti të çohet drejtpërdrejt në Shqipëri

25/11/2015

A mund te krijohet ne Shqiperi nje regjistrer elektronik per testamentet, ku cdo person mund te kete akses te lire prane ketij regjistri, dhe brenda 2 minutave meson nese personi ka lene testament apo jo?
Gjykoni mbi proceduren burokratike dhe te kushtueshme per celjen e trashëgimisë qe aplikohet sot.
Noteri, pasi vihet në dijeni zyrtarisht nëpërmjet një kërkese të shkruar nga personat e interesuar, kontrollon kompetencën vendore të tij në përputhje me parashikimet e Kodit Civil dhe dërgon një kërkesë pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë, të cilës i bashkëlidh një kopje të kërkesës së personit të interesuar dhe një kopje të certifikatës së vdekjes së trashëgimlënësit.
Pas marrjes së kërkesës, Dhoma Kombëtare e Noterisë kontrollon në Regjistrin Kombëtar të Testamenteve dhe Regjistrin Kombëtar të Çeljes së Trashëgimit nëse trashëgimlënësi ka lënë një testament dhe/ose është bërë çelja e trashëgimisë ligjore apo testamentare nga ndonjë noter.
Brenda tri ditëve pas marrjes së përgjigjes nga Dhoma Kombëtare e Noterisë, noteri drejton personin e interesuar tek noteri i cili ka çelur trashëgiminë ose pranë të cilit është redaktuar testamenti, nëse ka dhe procedon me çeljen e trashëgimisë ligjore/testamentare, në përputhje me parashikimet e Kodit Civil, dhe e regjistron atë në Regjistrin Kombëtar të Çeljes së Trashëgimit.

25/11/2015

Cfare duhet te mbajme parasysh mbi pushtetin gjyqesor.
Në Republikën e Shqipërisë, pushteti gjyqësor ushtrohet vetëm nga Gjykatat dhe prokurorite, në përputhje me Kushtetutën dhe kompetencat që u ngarkohen atyre me ligj. Gjyqtarët kanë kompetencë të shqyrtojnë të gjitha çështjet penale, penale ushtarake, civile, administrative si dhe çdo çështje tjetër t përcaktuar me ligj.ndersa prokuroret kane per detyre te marrin pjese ne gjyqe penale dhe jo civile etj. Pushteti gjyqësor në Shqipëri.Pushteti gjyqesor ne republiken e Shqiperise ka keto funksione kryesore:Gjykimin dhe zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe konflikteveqe lindin ndermjet paleve, ndermjet individeve , ndermjet institucioneve,etj.Vendimet qe japin gjykatat jane:Deminimi me mjete ligjorei krimeve , veprimeve,ose mosveprimeve te ndryshme,te cilat kane sjelle si pasoje demtimin e interesave te shtetit apo qytetareve. Urdherimi i subjekteve te ndryshme , individeve,institucioneve,grupeve shoqerore,etj., per te kryer veprime te ndryshme per te zbatuar ligjet ,per te siguruar rendin shoqeror dhe te drejtat e qytetareve.Mbrojtja e qytetareve nga denimet e padrejta qe mund tu behen atyre prej institucioneve , individeve ose organizatave te ndryshme shoqerore os private Sistemi Shqiptar i Drejtësisë përbëhet nga Gjykatat e Faktit, Gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Secili nivel trajton [[çështja civile , [[çështja penale, [[çështja tregtare dhe [[çështja administrative. Sistemi ushtarak i drejtësisë është i përfshirë në sistemin e drejtësisë penale. Sistemi ynë i Drejtësisë përfshin 346 gjyqtarë të cilët janë të shpërndarë në 29 Gjykata Fakti, 6 Gjykata Apeli, 1 Gjykatë Ushtarake Apeli dhe në Gjykatën e Lartë.
Gjykatat e Rretheve Gjyqësore organizohen dhe funksionojnë në rrethe gjyqësore në të gjithë territorin e vendit. Kompetencat tokësore dhe qëndra e ushtrimit të veprimtarisë për secilën prej tyre caktohet me dekret të Presidentit të Republikës, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjykatat e Rretheve Gjyqësore gjykojnë sipas rregullave të parashikuara në kodet e proçedurave, ku përcaktohet edhe përbërja e trupit gjykues.
Gjykatat e Apelit funksionojnë në zona të caktuara nga Presidenti i Republikës, përsëri me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi të jetë marrë edhe mendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këto Gjykata gjykojnë në shkallë të dytë ankimet kundër vendimeve të Gjykatave të Rretheve Gjyqësore.
Gjykatat e Apelit gjykojnë me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.
Gjykatat Ushtarake organizohen dhe funksionojnë brenda sistemit gjyqësor sipas kompetencave të përcaktuara në ligj. Gjykatat Ushtarake përbëhen nga Gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit. Kjo e fundit shqyrton në shkallë të dytë ankimet kundër vendimeve të Gjykatave Ushtarake të Shkallës së Parë.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ndalon krijimin e Gjykatave të Jashtëzakonshme. Në nenin 135 pika 2 e saj thuhet: "Kuvendi mund të krijojë me ligj Gjykata për fusha të veçanta, por në asnjë rast Gjykata të Jashtëzakonshme". Një gjë e tillë është pasqyruar edhe në paragrafin e tretë të nenit 11 të ligjit 8436, datë 28 dhjetor 1998 "Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë"
Gjykatat e Rretheve Gjyqësore kanë kompetencë të gjykojnë të gjitha mosmarrëveshjet civile si dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në Kodin e Proçedurës Civile e në ligje të tjera, si dhe veprat penale, përveç atyre që i përkasin kompetencës së Gjykatës Ushtarake. Këto të fundit gjykojnë ushtarakët për veprat penale ushtarake, robërit e luftës dhe persona tjerë të caktuar me ligj.
Për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile e të mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara ne Kodin e Proçedurës Civile e në ligje të veçanta, zbatohen rregulla të detyrueshme, të njëjta e të barabata. Në asnjë rast Gjykata nuk mund të mos shqyrtojë dhe të japë vendime për çështjet që paraqiten për shqyrtim, me arsyetimin se ligji mungon, nuk është i plotë, ka kundërshtime ose është i paqartë.
Gjithashtu, legjislacioni proçedurial penal ka për detyrë të sigurojë një proçedim të drejtë, të barabartë e të rregullt ligjor, të mbrojë liritë personale dhe të drejtat e interesat e ligjshme të shtetasve, të ndihmojë për forcimin e rendit juridik dhe zbatimin e Kushtetuës e të ligjeve të shtetit.

Address

Bulqiza

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Blerim Grana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Blerim Grana:

Share