avokat_erion_ismailaj

Directions Contact the business

avokat_erion_ismailaj Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from avokat_erion_ismailaj, Lawyer & Law Firm, Berat.

⚖️ AVOKAT & NDËRMJETËSUES I LICENCUAR🤝 ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE NUK KA PSE TË KALOJË GJITHMONË NËPËRMJET GJYKATËS!Të ...
10/10/2026

⚖️ AVOKAT & NDËRMJETËSUES I LICENCUAR

🤝 ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE NUK KA PSE TË KALOJË GJITHMONË NËPËRMJET GJYKATËS!

Të nderuar qytetarë!

Me kënaqësi ju informoj se, krahas ushtrimit të profesionit të avokatit, tashmë ofroj edhe shërbimin e NDËRMJETËSIMIT, si ndërmjetës i licencuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 10385, datë 24.02.2011, “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, i ndryshuar.

ÇFARË ËSHTË NDËRMJETËSIMI?

Ndërmjetësimi është një mënyrë alternative, ligjore dhe profesionale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ku palët, me ndihmën e një ndërmjetësi të paanshëm, synojnë të arrijnë një marrëveshje të pranueshme për të dyja, pa qenë gjithmonë e nevojshme t'i drejtohen gjykatës.

✅ Ndërmjetësimi mund të përdoret për:

🔹 Mosmarrëveshje civile dhe pronësore.

🔹 Konflikte familjare dhe çështje që lidhen me marrëdhëniet familjare.

🔹 Mosmarrëveshje për detyrime financiare, kontrata dhe marrëdhënie tregtare.

🔹 Konflikte ndërmjet fqinjëve dhe bashkëpronarëve.

🔹 Mosmarrëveshje në marrëdhëniet e punës.

🔹 Çështje penale, në rastet kur ligji lejon ndërmjetësimin.

PËRSE TË ZGJIDHNI NDËRMJETËSIMIN?

✔️ Mund të kurseni kohë dhe shpenzime.

✔️ Shmangni procese të gjata gjyqësore.

✔️ Ruani konfidencialitetin dhe marrëdhëniet ndërmjet palëve.

✔️ Palët vendosin vetë për zgjidhjen e konfliktit.

✔️ Marrëveshja e arritur mund të ketë fuqi juridike dhe, kur plotësohen kushtet ligjore, të përbëjë titull ekzekutiv.

Qëllimi im është që qytetarëve t'u ofroj jo vetëm mbrojtje dhe përfaqësim ligjor, por edhe mundësinë e zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet dialogut, mirëkuptimit dhe marrëveshjes.

⚖️ Av. Erion Ismailaj

Avokat & Ndërmjetësues i Licencuar

📍 Studio Ligjore “ISMAILAJ” – Berat, Lagjja “Iliria”, përballë Gjykatës.

📞 068 55 333 72

📧 [email protected]

Jo çdo konflikt ka nevojë për një vendim gjykate. Ndonjëherë, marrëveshja është zgjidhja më e mirë!

⚖️ STUDIO LIGJORE “ISMAILAJ”Av. Erion Ismailaj Avokat & NdërmjetësuesKëshillim ligjor, përfaqësim dhe mbrojtje të intere...
10/10/2026

⚖️ STUDIO LIGJORE “ISMAILAJ”
Av. Erion Ismailaj
Avokat & Ndërmjetësues

Këshillim ligjor, përfaqësim dhe mbrojtje të interesave tuaja në çështje:

▪️ Penale – mbrojtje gjatë hetimit dhe gjykimit, masa sigurimi dhe ankime.
▪️ Civile – pronësi, kontrata, detyrime, pjesëtim pasurie dhe mosmarrëveshje civile.
▪️ Administrative – kundërshtim gjobash dhe aktesh administrative, ankime pranë institucioneve dhe përfaqësim në gjykatë.
▪️ Familjare – zgjidhje martese, përgjegjësi prindërore, detyrim ushqimor dhe çështje të tjera familjare.
▪️ Emigracioni dhe ekspulse – asistencë për kërkesa dhe ankime lidhur me dëbimet, ndalimet e hyrjes dhe sinjalizimet në SIS, para dhe pas përfundimit të afatit të ndalimit.

🤝 NDËRMJETËSIM PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

Ndërmjetësimi u jep palëve mundësinë të bisedojnë dhe të kërkojnë një zgjidhje të përbashkët, me ndihmën e një ndërmjetësuesi të paanshëm. Ndërmjetësuesi lehtëson komunikimin, ndihmon në sqarimin e mosmarrëveshjes dhe në gjetjen e mundësive për marrëveshje. Vendimin për zgjidhjen e marrin vetë palët, me vullnetin e tyre të lirë.

Si ndërmjetësues, ofroj asistencë për arritjen e marrëveshjeve në mosmarrëveshje që mund të trajtohen përmes ndërmjetësimit, me paanshmëri, konfidencialitet dhe respekt për interesat e secilës palë.

Disa çështje mund të zgjidhen më shpejt përmes ndërmjetësimit, duke kursyer kohë e shpenzime dhe duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit.

Për këshillim ose caktimin e një takimi, na kontaktoni:

📞 +355 68 55 333 72
📧 [email protected]
📍 Berat, lagjja “Iliria”, përballë Gjykatës.

Kur martesa humbet vlerat e sajPrej kohësh më ka bërë përshtypje një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: sa leh...
29/08/2026

Kur martesa humbet vlerat e saj
Prej kohësh më ka bërë përshtypje një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm: sa lehtë po prishet sot ajo që dikur ndërtohej me vite – familja.
Dhe këtë nuk e them vetëm nga ajo që shohim çdo ditë në rrjetet sociale. E them edhe nga ajo që ndesh në punën time si avokat, ku çështjet familjare dhe zgjidhjet e martesave të japin mundësinë të shohësh nga afër se çfarë fshihet pas një familjeje që arrin deri te dera e gjykatës.
Pa hyrë, sigurisht, në asnjë rast konkret, kam parë martesa shumëvjeçare që përfundojnë për një lidhje të momentit. Kam parë bashkëshortë që kanë ndërtuar së bashku shtëpi, ekonomi dhe familje, por që në fund nuk arrijnë të ruajnë gjënë më të rëndësishme: besimin te njëri-tjetri.
Kam parë raste ku njëri mendon se jashtë martesës ka gjetur “dashurinë e vërtetë”, ndërsa pas pak kohe kupton se kishte gjetur vetëm emocionin e diçkaje të re. Kam parë raste ku interesi ekonomik ka zënë vendin e ndjenjës, ku telefoni dhe rrjetet sociale kanë krijuar një jetë të dytë të fshehtë dhe ku një tradhti e nisur si “diçka kalimtare” ka përfunduar duke shkatërruar një familje të tërë.
Por kam parë edhe diçka tjetër: shumë njerëz e kuptojnë vlerën e asaj që kishin vetëm pasi e kanë humbur. Dhe atëherë, shpesh, është tepër vonë.
Nuk mendoj se përgjegjësia është vetëm e gruas apo vetëm e burrit. Një martesë ndërtohet nga dy njerëz dhe, në shumicën e rasteve, edhe problemet e saj duhen parë nga të dyja anët.
Sot rrjetet sociale na krijojnë vazhdimisht iluzionin se diku tjetër na pret dikush më i bukur, më interesant, më i pasur apo një jetë më e mirë. Por ajo që shfaqet në ekran është vetëm një copëz e jetës së dikujt tjetër, jo domosdoshmërisht realiteti i saj.
Tërheqja e momentit nuk është dashuri. Pasioni nuk është domosdoshmërisht lumturi. Dhe luksi nuk është familje.
Nga eksperienca ime profesionale kam kuptuar edhe diçka: rrallëherë një martesë prishet brenda një dite. Përpara kërkesëpadisë për zgjidhjen e martesës zakonisht kanë kaluar muaj apo vite me heshtje, mungesë komunikimi, ftohje, mosbesim, konflikte dhe zhgënjime. Gjykata vetëm konstaton në fund një marrëdhënie që shpesh është prishur shumë kohë përpara se palët të paraqiten aty.
Sigurisht, ka edhe martesa që duhet të përfundojnë. Askush nuk duhet të qëndrojë në një marrëdhënie ku ka dhunë, poshtërim, frikë apo mungesë totale respekti. Por kjo është krejt tjetër gjë nga sakrifikimi i një familjeje për një aventurë, për interes material apo për emocionin e momentit.
Paraja mund të blejë një shtëpi më të madhe, një makinë më të mirë dhe disa ditë luks. Por nuk blen dot familjen, besnikërinë dhe njeriun që të qëndron pranë atëherë kur nuk ke më asgjë për t'i ofruar përveç vetes.
Në fund, pas gjithë atyre dosjeve dhe historive familjare që kalojnë nëpër duart tona si profesionistë, bindesh për një gjë:
Është shumë më e lehtë të firmosësh fundin e një martese sesa të zhbësh pasojat që ai fund lë pas, sidomos kur në mes janë fëmijët.
Prandaj, përpara se të shkëmbejmë një jetë të ndërtuar me vite me emocionin e disa çasteve, ndoshta ia vlen të mendojmë edhe një herë.
Sepse pasioni kalon, interesi mbaron, paratë shpenzohen. Por disa njerëz dhe disa familje, kur i humbet, nuk i gjen më.

24/08/2026

⚖️ NJË TJETËR SUKSES – FSHIRJE E PARAKOHSHME NGA SIS 🇮🇹🇪🇺

Sipas konfirmimit zyrtar të Ministrisë së Brendshme Italiane – Divizioni N.SIS, sinjalizimi në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS) kishte afat deri më 8 QERSHOR 2028.

Pas kërkesës dhe ndjekjes ligjore pranë autoriteteve kompetente italiane, u arrit fshirja e parakohshme e ndalimit, pa pritur përfundimin e afatit të përcaktuar.

✅ Afati i parashikuar: 08.06.2028
✅ Ndalimi: I HEQUR PARA AFATIT
✅ Klienti mund të udhëtojë përsëri në Zonën Schengen

Një tjetër procedurë e përfunduar me rezultat pozitiv.

⚖️ STUDIO LIGJORE ISMAILAJ
Rezultatet flasin për punën tonë!

📞 +355 68 55 333 72
📧 [email protected]
📍 Berat, Lagjja “Iliria”, përballë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat

10/08/2026

PSE BASHKIA DIMAL DUHET TË MBETET BASHKI MË VETE

Në debatin për reformën e re territoriale, për mua një gjë duhet të jetë e qartë: Bashkia Dimal nuk duhet të shkrihet dhe t'i bashkohet Bashkisë Berat.

Nuk po flasim për një bashki të vogël, të zbrazur apo pa aktivitet. Po flasim për një territor me rreth 25 mijë banorë, të përbërë nga disa njësi administrative dhe dhjetëra fshatra, me një shtrirje të konsiderueshme dhe me një ekonomi ku bujqësia, blegtoria, tregtia dhe biznesi familjar kanë një peshë shumë të rëndësishme.

Dimali është një nga zonat bujqësore më të rëndësishme të qarkut të Beratit. Kjo do të thotë se nevojat e tij janë të veçanta: vaditje, kullim, pastrim kanalesh, rrugë rurale, tregje, mbështetje për fermerët dhe mirëmbajtje e vazhdueshme e infrastrukturës bujqësore.

Këto probleme nuk zgjidhen duke e larguar administratën vendore edhe më shumë nga banori.

Një qytetar nga fshatrat më të largët të Dimalit sot i drejtohet qendrës së bashkisë për problemet e tij. Nëse nesër qendra e vendimmarrjes kalon në Berat, çfarë përfiton konkretisht ky qytetar?

Do të ketë shërbim më të shpejtë?
Do të ketë më pak burokraci?
Do të shpenzojë më pak para dhe kohë?
Apo thjesht do t'i shtohen kilometrat deri te dera e institucionit?

Reforma territoriale duhet të ketë një parim shumë të thjeshtë: pushteti vendor duhet të jetë sa më pranë qytetarit.

Nëse problemi është numri i punonjësve, reduktoni administratën. Nëse problemi është keqmenaxhimi, kërkoni llogari. Nëse fondet nuk përdoren siç duhet, kontrolloni dhe ndëshkoni përgjegjësit.

Por nuk mund të jetë zgjidhja shkrirja e një bashkie me rreth 25 mijë banorë dhe largimi i qendrës së vendimmarrjes nga komuniteti.

Dimali ka territorin, popullsinë, ekonominë, bujqësinë, bizneset dhe mbi të gjitha identitetin e vet si komunitet.

Prandaj, përpara se dikush të vendosë një vijë me laps mbi hartë, duhet të dëgjojë njerëzit që jetojnë këtu.

Reforma nuk duhet bërë për të zvogëluar numrin e bashkive në letër. Duhet bërë për të përmirësuar jetën dhe shërbimet e qytetarëve.

Dhe nëse ky është vërtet qëllimi, atëherë për mua përfundimi është i qartë:

BASHKIA DIMAL DUHET TË MBETET BASHKI MË VETE.

Kënaqësi të jem pranë kolegut Av. Qazim Koxhaj, një prej avokatëve më të vjetër të Dhomës së Avokatisë Berat, i cili pre...
09/07/2026

Kënaqësi të jem pranë kolegut Av. Qazim Koxhaj, një prej avokatëve më të vjetër të Dhomës së Avokatisë Berat, i cili prej vitesh nuk ka reshtur së ngrituri zërin për problemet dhe sfidat e profesionit tonë. Kritikat e tij kanë qenë gjithmonë konstruktive dhe në të mirë të avokatëve, ndërsa edhe sot vazhdon të kontribuojë me të njëjtin pasion për përmirësimin e ligjit për avokatin dhe forcimin e rolit të avokatisë në Shqipëri. Respekt për përvojën, përkushtimin dhe integritetin profesional.

04/06/2026

Ka lajme që të tronditin thellë dhe të kujtojnë sa e brishtë është jeta.
Ngjarja tragjike e ndodhur sot në Maliq, ku një efektiv i Policisë së Shtetit humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, ka lënë pas dhimbje dhe trishtim për të gjithë.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij. Njëkohësisht, uroj shërim të plotë dhe të shpejtë për efektivin e plagosur.
Nderim për sakrificën e atyre që çdo ditë vendosin jetën e tyre në rrezik për sigurinë e qytetarëve.
🕊️ I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. U prehtë në paqe!

Në jetë rrallë takon njerëz që jo vetëm të hapin një derë, por të japin besim, forcë dhe motivim për të ecur përpara.Av....
12/05/2026

Në jetë rrallë takon njerëz që jo vetëm të hapin një derë, por të japin besim, forcë dhe motivim për të ecur përpara.
Av. Arenc Berati-n e kam njohur në vitin 2012, në prag të përfundimit të universitetit, në një moment kur çdo këshillë dhe çdo mbështetje kishte vlerë të jashtëzakonshme për mua.
Ai ishte ndër njerëzit e parë që besoi tek unë, më qëndroi pranë dhe më ndihmoi të ndërtoj themelet e rrugës sime profesionale. Përtej profesionistit të shkëlqyer, kam njohur një njeri me zemër të madhe, me urtësi, pozitivitet dhe vlera njerëzore e morale që sot rrallë gjenden.
Koha tregoi se respekti profesional u kthye në një miqësi të fortë dhe të sinqertë. Dhe kur sheh rrugën që ke bërë, kupton se suksesi nuk ndërtohet vetëm me punë, por edhe falë njerëzve të mirë që Zoti të vendos në rrugë në momentin e duhur.
Mirënjohje dhe respekt për Av. Arenc Berati-n, jo vetëm për atë që është si avokat, por mbi të gjitha për vlerat e larta njerëzore që e karakterizojnë. ⚖️🤝

Një foto me av. Shuaip Syri në ambientet e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, në pritje të fillimit të sea...
11/05/2026

Një foto me av. Shuaip Syri në ambientet e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, në pritje të fillimit të seancës gjyqësore.
Një nga avokatët e parë në Shqipëri, i cili edhe sot vazhdon me të njëjtin përkushtim, seriozitet dhe energji në profesion.
Përvoja, korrektësia dhe respekti që ka fituar ndër vite janë vërtet për t’u vlerësuar. Respekte për figurat që i kanë dhënë dinjitet avokatisë shqiptare.

Me shumë kënaqësi ndaj me ju një arritje të re në rrugëtimin tim profesional: jam licencuar zyrtarisht si Ndërmjetës nga...
14/04/2026

Me shumë kënaqësi ndaj me ju një arritje të re në rrugëtimin tim profesional: jam licencuar zyrtarisht si Ndërmjetës nga Ministria e Drejtësisë.

Ky vlerësim përfaqëson jo vetëm një tjetër përgjegjësi profesionale, por edhe një mundësi më shumë për t’i shërbyer qytetarëve me përkushtim, korrektësi dhe zgjidhje të mençura ligjore.

Besoj se çdo mosmarrëveshje nuk ka nevojë gjithmonë për përplasje — shpesh ajo zgjidhet më mirë me dialog, mirëkuptim dhe profesionalizëm. Pikërisht këtë mision ka ndërmjetësimi.

Faleminderit familjes sime, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që më kanë mbështetur e vlerësuar në çdo hap.

Rruga vazhdon me më shumë përgjegjësi, përkushtim dhe besim.

Erion Ismailaj
Avokat & Ndërmjetës

Address

Berat

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when avokat_erion_ismailaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to avokat_erion_ismailaj:

Shortcuts

Share