Studio Ligjore Bylis Albania

Studio Ligjore Bylis Albania STUDIO LIGJORE OFRON PER JU PERFAQESIM LIGJOR NE ÇESHTJE ADMINISTRATIVE, FAMILJARE, CIVILE,PEN

19/04/2024

STUDIO LIGJORE” BYLIS ALBANIA”
AVOKATE ZHULJETA VEIZAJ
OPINION
Duke marrë shkas nga situata e sistemit gjyqësor në Shqipëri dhe procesin e vetingut, dua të shpreh disa
mendime përvec si taksapaguese, si qytetare e këtij vendi, por edhe si Avokate dhe pjesë e drejtpërdrejtë e
ndikimit të vetingut në jetët tona. Është fat që nën ndikimin e SHBA, nisi procesi i vetingut dhe bëri të
mundur të hetohen të paprekshmit, ata të cilët kanë siguruar nëpërmjet korrupsionit dhe aferave para, prona
dhe favore nga prona publike dhe marrjes së rryshfeteve nën dorë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në historinë 34 vjecare të demokracisë, pa diskutuar vitet e errëta të diktaturës, të gjitha pushtetet kanë
ushqyer me paratë e taksapaguesve shqiptarë familjet e tyre, miqtë dhe militantët partiakë pa pyetur pë r
zhvillimin e vendit duke e zhvatur deri në pikën e fundit, krijimin e nje borxhi public të rritur tanimë në
shuma katastrofike, afera korruptive ndë r të cilat ajo e inceneratorëve apo vjedhje në të gjitha strukturat e
administratës publike të cilat janë vepra penale të rënda që meritojnë ndëshkimin e duhur nga organet
ligjzbatuese. Babëzia e të gjitha pushteteve në këto vite e ka katandisur Shqipë rinë në një vend ku shumica
nuk mbijeton dot pa remitancat që futen prej emigrantëve.Nga ana tjetë r pallatet dhe kullat që mbijnë si
kërpudhat në Tiranë, të cilat në gjykimin tim financohen nga para të pista, po detyrojnë rininë të largohet
nga vendi pasi nuk mundet të konkurojë dot me paratë e drogës dhe të korrupsionit.Të gjitha emërimet në
administratë bëhen nga partia, bëhen midis miqsh, familjarësh e krushqish të cilët mbulojnë llumin, vjedhjet
e njëri tjetrit.
Nëse do analizojmë dhe krahasohemi me Kosovën, Shqipëria është në një nivel të frikshëm korrupsioni.
Edhe pse Kosova faalë ndihmë s së madhe të SHBA-ve u clirua para 24 vitesh, në kaq pak kohë ka arritur
të ndë rtojë një shtet me principe dhe politika demokratike që lë viz drejt integrimit europian shumë -
dimensional dhe ka një nivel korrupsioni shumë herë më të ulë t se ai i Shqipë risë .
Lufta e SPAK ndaj të paprekshmëve është një dritë shprese për qytetarët, megjithatë në gjykimin tim nuk
duhet ndalur këtu por duhet intensifikuar akoma më tej në sekuestrimin e të gjitha pronave të fituara me
korrupsion, vjedhje, duke favorizuar prokurimet publike e me rradhë .
Shqipëria edhe pse është një vend i vogël, ka resurse shumë të mëdha, të cilat nëse do menaxhoheshin në
mënyrën e duhur, nëse pushtetarët e të gjitha kaheve do punonin ndershmërisht cka mund të krijonte pjes jo
,një Zvicër të vogël në mes të Ballkanit. Shpresa e shqiptarëve është vetingu, i cili po fillon të japë rezultat
dhe të paktën po bë n që kjo kastë të korruptuarish të ndjejë t’i dridhet toka nën këmbë.
E megjithatë, ka akoma shumë punë për të bërë në mënyrë që administrata shtetërore e cila në të gjitha rastet
e ndërrimit të pushteteve është militante dhe jo profesioniste, të ndjejë që në atë vend punë ka shkuar për t’i
shërbyer qytetarit shqiptar e jo për të vjedhur paratë e tij.Ky vend duhet të spastrohet përfundimisht nga
korrupsioni, në mënyrë që fëmijët tanë të kthehen një ditë, ta shikojnë të mundur jetesën dhe të jenë pranë
familjes. Me ritmet e largimit popullsia shqiptare po shkon përditë drejt tkurrjes, plakjes dhe kjo është e
dhimbshme për ne që e duam këtë vend dhe që punojmë përditë me ndershmëri.
Shpresa jonë e madhe është goditja e kësaj kaste të inkriminuar deri në palcë nga SPAK dhe mbështetja e
SHBA-ve të cilën për hir të së vërtetës e kemi pasur gjithmonë.Unë si nënë, dua që fëmijët e mi t’i gëzoj
këtu në vendim tim, të shikoj t’i rrisin nipër e mbesa në vendim tim, dua që taksat e mia të më shërbejnë
mua dhe fëmijëve të mi e jo të vidhen nga pushtetarët e korruptuar të cilët rryshfetin dhe korrupsionin e
kanë ushqim të përditshëm. Uroj dhe shpresoj që kjo të ndodhë, pasi lufta ndaj korrupsionit është një luftë e
egër dhe e frikshme, pë r të cilë n inkurajoj SPAK ta vazhdojë pa dallime. Së fundmi shpresoj pë r
mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për të vazhduar në rrugë n e krijimit të një sistemi qeverisë s larg
cdo devijacioni që bie ndesh me ligjet dhe mbrojtjen e interesit të pë rbashkë t të popullit shqiptar.

Gëzuar festën nëna ime! Të paçim sa më gjatë pranë nesh!Uroj të gjitha nënat dhe gratë shqiptare gëzuar 8 Marsin!
08/03/2024

Gëzuar festën nëna ime! Të paçim sa më gjatë pranë nesh!
Uroj të gjitha nënat dhe gratë shqiptare gëzuar 8 Marsin!

Është kënaqësi kur me punën dhe përkushtimin tënd i kthen buzëqeshjen dhe gëzimin klientëve!Sot në Gjykatën e Juridiksio...
22/02/2024

Është kënaqësi kur me punën dhe përkushtimin tënd i kthen buzëqeshjen dhe gëzimin klientëve!
Sot në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në çështjen: Zëvendësim nga mjekim i detyruar spitalor, në mjekim ambulator! Faleminderit klientit për besimin!

Sot përmbyllëm me sukses në.Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me objekt: Pagesën e Detyrimit Ush...
19/02/2024

Sot përmbyllëm me sukses në.Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me objekt: Pagesën e Detyrimit Ushqimor për Fëmijët, Vendim të cilin pala e paditur e kishte ankimuar.
Besojini çështjet tuaja Studio Ligjore" Bylis Albania". Besimi juaj, detyrimi ynë!

Në vendlindje, ku balta është më e ëmbël se mjalta!
17/02/2024

Në vendlindje, ku balta është më e ëmbël se mjalta!

12/12/2021

Address

Baldushk

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
18:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Ligjore Bylis Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Studio Ligjore Bylis Albania:

Share