Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve · Mei Realty is a Company that operates mainly in Real Estate Industry.

Our first office has been operating since 2009 in the field of Real Estate.
· Our Success journey began in September 2009 by becoming part of the global network

11/03/2023
Një SuperUrim nga Victor Hugo. As vetë nuk do të mund ta Kisha shkruar më bukur 😉🥳🙏🙏🙏VICTOR HUGOPikë së pari, të uroj da...
03/01/2022

Një SuperUrim nga Victor Hugo. As vetë nuk do të mund ta Kisha shkruar më bukur 😉🥳🙏🙏🙏

VICTOR HUGO

Pikë së pari, të uroj dashuri. Dhe duke dashur, uroj të të duan. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë tregohu i shkathët për të harruar. Dhe pasi të kesh harruar, uroj të mos pendohesh.
Uroj vërtetë që kjo mos të të ndodhë, por nëse ndodh dhe ti harron, shpresoj të mos zhytesh në dëshpërim.
Të uroj të kesh shumë miq. Edhe nëse ata janë të këqinj ose të parëndësishëm. Uroj të kesh miq të guximshëm dhe të vërtetë. Dhe uroj që një prej tyre të jetë më i besueshmi.
Por sepse jeta është në këtë mënyrë që është, të uroj armiq. As shumë, por as pak. Një numër i ndërmjetëm, që të të bëjë të pyesësh veten për të vërtetat dhe siguritë e tua. Dhe le të jetë mes tyre njëri që do jetë i drejtë, që të mos ndihesh kurrë i sigurtë në idetë e tua.
Uroj të jesh i dobishëm, por jo i pazëvendësueshëm. Dhe në momentet e tua më të këqija, kur të mos kesh asgjë, ajo dobishmëri të të mbajë në këmbë.
Në proporcion me të, të uroj të jesh tolerant. Jo me ata që bëjnë gabime të vogla, sepse kjo është shumë e thjeshtë, por me ata që bëjnë gabime të mëdha, të cilat nuk mund të zhbëhen. Përdore mirë tolerancën tënde që të bëhesh shembull për të tjerët.
Uroj që kur të jesh i ri, të mos rritesh shpejt. Dhe atëherë kur të jesh rritur, mos këmbëngul të jesh sërish i vogël. Dhe kur të plakesh, mos u dëshpëro. Sepse çdo moshë ka kënaqësitë dhe dhembjet e veta, dhe ne kemi nevojë për të dyja këto në jetë.
Gjithashtu, uroj të jesh i mërzitur, të paktën një ditë. Kështu në atë ditë do kuptosh se të qeshësh çdo ditë është mirë, të qeshësh shpesh është e mërzitshme dhe të qeshësh vazhdimisht është çmenduri.
Uroj që të zbulosh me shumë shpejtësi nga ajo që thashë më sipër, se në botë ka njerëz të palumtur, të depresionuar dhe të patrajtuar mirë.
Të uroj të përkëdhelësh një qen, të ushqesh një zog e të dëgjosh cicërimën e tij, që dëgjohet në mënyrë triumfuese çdo mëngjes. Sepse në këtë mënyrë, do ndihesh mirë, pa arsye.
Dhe pastaj, uroj të ujisësh një farë, sado e vogël qoftë ajo. Dhe të jesh dëshmitar i rritjes së saj, që të shohësh se sa jetë jeton një pemë.
Të uroj gjithashtu, të kesh pará, sepse duhet të jemi praktikë. Dhe të paktën, një herë në vit, t’i vendosësh përpara teje e të thuash “Këto janë të miat.”. Kështu, do kuptohet se kush zotëron kë.
Uroj që asnjë nga të dashurit e tu të mos vdesë. Por nëse disa prej tyre vdesin, uroj të qash pa pendesë dhe pa u ndjerë në faj për fjalët që kurrë nuk ua the apo gjërat që kurrë nuk i bëre për ta.
Së fundmi, nëse je mashkull, të uroj një femër të mirë përkrah, e nëse je femër, të uroj një mashkull të mirë. Dhe ta doni njëri – tjetrin nesër, dhe ditën pas të nesërmes. Dhe kur të dy të jeni të lodhur e të buzëqeshur, uroj të keni sërish dashuri për t’ja nisur ditës tjetër nga e para.
Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq.

Faleminderit Berberi Odeta 🙏🙏🙏

"TË UROJ"

Nëse të ndodhin të gjitha këto, atëherë nuk të uroj asgjë më tepër se kaq. Eglent Bici Odeta Berberi

28/11/2021

Mei Realty ju uron Gëzuar 28-29 Nëntorin, ditën e pavarësisë dhe ditën e çlirimit !

Nëse dikush do të ndjekë event/trajnimin Rruga Drejt Suksesit por nuk Ka mundësi Financiare për momentin Mei Realty do t...
18/11/2021

Nëse dikush do të ndjekë event/trajnimin Rruga Drejt Suksesit por nuk Ka mundësi Financiare për momentin Mei Realty do të sponsorizojë biletën me kusht që ta ndjekë trajnimin nga fillimi deri në fund.

Nëse NUK do ta ndjekë trajnimin të plotë do të duhet të paguajë biletën tek zyrat e MEI.

Pra, edhe ata që ishin në siklet për çështje Financash besoj se e kanë të zgjidhur tashmë.

Na kontaktoni tek www.mei.al ose tek rrjetet sociale tonat ose direkt tek faqja: www.rrugadrejtsuksesit.com

P.S: E çfarë mund të bëjmë më shumë?!

Mei Realty nuk është vetëm nje agjensi imobiliare, Mei Realty është zyra qe ofron: sh*tje, blerje, qiradhënie dhe qiramarrje, informacion, ekspertizë, mundësi

Ju uroj një Superditë dhe një Superjavë 🙏🙏🙏Kam dëshirë t’ju kujtoj që këtë fundjavë është Mega Event/Trajnimi Rruga Drej...
15/11/2021

Ju uroj një Superditë dhe një Superjavë 🙏🙏🙏

Kam dëshirë t’ju kujtoj që këtë fundjavë është Mega Event/Trajnimi Rruga Drejt Suksesit nga Vasil Naçi.
Një Event/Trajnim i përvitshëm por me mesazhe dhe informacione të përditësuara.

Meqënëse edhe këtë herë do të jetë VIRTUAL është një mundësi shumë e mirë që ta ndiqni me kolegët, stafin dhe miqtë tuaj dhe të përdorni vetëm një biletë ose mund t’I bashkoheni grupeve të ndryshme që po organizohen gjithandej për të patur mundësinë ta ndjekësh me njerëz të tjerë që kanë Energji të ngjashme me tënden.

Për më tepër ejani tek www.rrugadrejtsuksesit.com ose na Kontaktoni tek Mediat tona Sociale ose më shkruani mua dhe do ju referoj atje ku duhet.

P.S: Më falni që ju bëra pak reklamë por besoj se ja vlen ta ndiqni. Besoj që Rruga Drejt Suksesit është SuperVlera për të cilën ne Shqiptarët kudo që jemi kemi nevojë.

Super Respekte Eglenti

Tre ditë dedikuar transformimit tuaj, me synim rritjen e cilësisë së jetës dhe arritjen e ëndrrave tuaja. Sfidoni gjendjen aktuale dhe synoni majat e potencialit tuaj!

Address

Rruga Don Bosko, Pallati Meld Shpk, Nr 04
Tirana
1026

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve:

Share

Category