Leds Law

Leds Law LEDS është e regjistruar në ARBK, e specializuar në ofrimin e shërbimeve të ndryshme, në mesin e të cilave edhe shërbime ligjore.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!
14/06/2022

Ju falenderojmë për bashkëpunimin!

🏢 Kontrata e ndërtimit 🏗📃 Kontratë ndërtimi është një kontratë e shqyrtuar ndaras për ndërtim të një pasurie ose të një ...
19/05/2022

🏢 Kontrata e ndërtimit 🏗

📃 Kontratë ndërtimi është një kontratë e shqyrtuar ndaras për ndërtim të një pasurie ose të një kombinimi të pasurive që janë të ndërlidhura ngushtë ose të ndërvarura.

🏛 Një kontratë ndërtimi mund të diskutohet për ndërtim të një pasurie të vetme, siç është një urë, ndërtesë apo një rrugë.

🏗 Për qëllime të këtij standardi, kontratat e ndërtimit përfshijnë:

⚒ Kontratat për kryerjen e shërbimeve që janë të lidhura drejtpërdrejt me ndërtimin e një pasurie, për shembull, ato për shërbime të menaxherëve dhe të arkitektëve të projektit;

🧱 Kontratat për shkatërrimin ose restaurimin e një pasurie dhe restaurimin e ambientit krahas demolimit të pasurive.

⛩ Kontratat e ndërtimit janë të formuluara në shumë mënyra që për qëllime të këtij standardi, janë klasifikuar si kontrata të çmimit të fiksuar dhe kontrata të kostos plus.

🗒 Përveç në përcaktohet ndryshe në kontratë, supozohet se kontraktori është i detyruar të kryejë të gjitha punët e përcaktuar në dokumentacion teknik dhe në vlerësim.

🔖 Kontrata e ndërtimit duhet të specifikojë:
📚 Përbërjen e dokumentacionit teknik;
📖 Përmbajtjen e dokumentacionit teknik;
🏠 Cila nga palë dhe në çfarë afati duhet të sigurojë dokumentacionin përkatës.

🏛 Leds Law
📍 Prishtinë-Kosovë
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

🌙 Gëzuar Fitër Bajrami 🎈🕌 Pas gjithë këtij reflektimi sa shpirtëror aq edhe material, sot muslimanët festojnë të gëzuar ...
02/05/2022

🌙 Gëzuar Fitër Bajrami 🎈

🕌 Pas gjithë këtij reflektimi sa shpirtëror aq edhe material, sot muslimanët festojnë të gëzuar dhe të lumtur festën e fitër Bajramit.😀. Kjo ndjenjë madhështore e cila karekterizon përfundimin e muajit të shenjët të Ramazanit, është moment i triumfit të sakrificës e shpresës për shpëtim, si dhe kënaqësi të përherëshme duke llogaritur në shpërblim 🕋.

🌹 Gëzuar Fitër Bajramin📿

Puna (ose Marrëdhëniet e punës)📋 Marrëdhënia e Punës - një marrëveshje ose rregullim kontraktual ndërmjet një punëdhënës...
14/04/2022

Puna (ose Marrëdhëniet e punës)

📋 Marrëdhënia e Punës - një marrëveshje ose rregullim kontraktual ndërmjet një punëdhënësi dhe të punësuarit për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive specifike nga i punësuari nën mbikëqyrjen e punëdhënësit, kundrejt një pagese të dakorduar, zakonisht në formë të parave;
📝 Kontrata e Punës - akti individual e cila lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit, me të cilën rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës në pajtim me këtë ligjin;
💶 Paga - shpërblimi ose fitimi i çfarëdo niveli të llogaritur e shprehur në para për të punësuarin;
👫 Asnjë punëdhënës nuk mund të lidhë kontratë pune me ndonjë person nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç.

🏛 Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë, pra, tetë (8) orë në ditë ku gjatë kësaj kohe duhet të pushim së paku prej tridhjetë (30) minutash.
🏷 Llojet e pushimeve janë:
🙇‍♂️ Pushim ditorë 12 orë;
🧘‍♂️ Pushimi javor 24 orë;
🏝 Pushim vjetor 4 javë (apo për çdo muaj të kaluar në punë nga 1.5 ditë pushim);
🏰 Pushimin gjatë festave, përdëllimit etj.

Kontrata e Punës mund të lidhet për:
✊ një periudhë të pacaktuar;
🙌 një periudhë të caktuar; dhe
🤝 për punë dhe detyra specifike.

🏛 Leds Law
📍 Prishtinë-Kosovë
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

🌙Urime muaji i shenjët i Ramazanit!🕌📿Në ketë muaj solidarizimi ndërmjet të pasurit me të varfërin, është pikë e rëndësis...
02/04/2022

🌙Urime muaji i shenjët i Ramazanit!🕌

📿Në ketë muaj solidarizimi ndërmjet të pasurit me të varfërin, është pikë e rëndësishme e barazisë dhe drejtësisë ndërmjet kategorive të ndryshme në shoqëri. Këtu mund të arrihet përjetimi i mungesës/ndalesës së ushqimit pavarësishtë pozitës e statusit që ke. Në ketë stad ky kalendarë prej 30 ditësh përbën testim të durimit përmes drejtësisë për të arritur deri tek shpërblimi i premtuar i cili vije pas çdo vështërsisë.🌹🤲

Aksidentet dhe dëmet e tyre🛑 Aksidenti është një fatkeqësi e papritur dhe e rastit, që mund t’i sjellë njeriut dëme mate...
22/03/2022

Aksidentet dhe dëmet e tyre

🛑 Aksidenti është një fatkeqësi e papritur dhe e rastit, që mund t’i sjellë njeriut dëme materiale dhe dëme trupore deri në shkallën e vdekjes.

⚖️ E drejta për kompensim bëhet në përputhje me Ligjin e Marrëdhenieve të Detyrimeve (Kompensimi i dëmeve materiale dhe jo materiale).

🗃 Sigurimi nga autopërgjegjësia mbulon:
💶👳‍♂️ Dëmet në persona dhe pasuri të shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i mjetit motorik.
🚘🚗 Dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik, përfshinë gjithashtu dëmin e shkaktuar palëve të treta përmes gjësendeve të cilat bien nga mjetet motorike apo çdo gjë tjetër që është i lidhur me mjetin motorik.
🛻 Dëmet e shkaktuara nga përdorimi i mjetit motorik palëve të treta nga drejtuesi i paautorizuar i mjetit motorik.

🛣 Dëmshpërblimi nga mjeti motorik i pasiguruar me regjistrim të huaj:
🇽🇰 Pala e dëmtuar të cilës i është shkaktuar dëm në territorin e Republikës së Kosovës nga një mjet motorik me regjistrim të huaj i pajisur me dokument ndërkombëtar të sigurimit, ka të drejtë t’i parashtrojë kërkesë dëmshpërblimi Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

🏦 Kompanitë e sigurimeve janë të detyruar që, për dëmet në persona, më së largu në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, ndërsa për dëme në pasuri, më së largu në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për dëmshpërblim, të trajtojë kërkesën dhe të njoftojë me shkrim palën e dëmtuar me:
📜 Ofertën për dëmshpërblim me shpjegime përkatëse;
📑 Vendimin dhe arsyet ligjore të refuzimit të kërkesës për dëmshpërblim, kur janë kontestuese përgjegjësia dhe lartësia e dëmi.

🏛 Leds Law
📍 Prishtinë-Kosovë
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

2- Ju është bërë e padrejtë në faturat e energjisë elektrike - KEDS/KESCO? ⚡️💁‍♂️ Si konsumator ekzistues i KESCO-s, ju ...
21/02/2022

2- Ju është bërë e padrejtë në faturat e energjisë elektrike - KEDS/KESCO? ⚡️

💁‍♂️ Si konsumator ekzistues i KESCO-s, ju mund të keni ankesa të ndryshme ndaj KEDS/KESCO, lidhur me faturën dhe shpenzimet të cilat i detyroheni furnizuesit.

👨‍🏫👩‍🏫 Konsumatorëve do t’ju kërkohet të plotësojnë/dorëzojnë Kërkesën/Ankesën, e cila duhet të përmbajë të gjitha të dhënat personale në lidhje me konsumatorin ose përfaqësuesin e autorizuar. Gjithashtu, konsumatori duhet të ketë shënuar llojin e ankesës ose kërkesës dhe të ketë të specifikuar arsyen e plotësimit të saj.

📑 Me regjistrimin e ankesës/kërkesës së konsumatorit, te njëjtit do t’i gjenerohet një numër unik identifikues i tiketës, e cila do t’i dorëzohet konsumatorit si dëshmi për paraqitjen e ankesës/kërkesës.

📜 Konsumatori mund të paraqetë ankesë për shkak se:

💶 Pagesa e kryer por e pa regjistruar në kartelën e konsumatorit 📂;

📒 Mos-marrja e faturave me rregull📮;

📉 Ngarkesë mbi limit jo korrekt;

📊 I ngarkuar me faturë paushallë, por dëshironë të faturohet në bazë konsumit të matur;

🕰 Lexim jo korrekt dhe jo i rregullët i orës;

📽 M***e jo të sakta të njëhsorit📟;

🪛🔌Shkyçje pa njoftim🕯 etj.

🏛 Leds Law
📍Prishtinë-Kosovë
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

Urime dita e pavarësisë Kosovë 🇽🇰🇦🇱Happy independence day Kosovo 🇦🇱🇽🇰🏛 Leds Law⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
16/02/2022

Urime dita e pavarësisë Kosovë 🇽🇰🇦🇱

Happy independence day Kosovo 🇦🇱🇽🇰

🏛 Leds Law
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer

Zgjidhja e martesës 👫💍 Koncepti i martesës është një bashkim vullnetar i një mashkulli dhe një femre. 👩‍❤️‍👨 Fejesa ësht...
14/02/2022

Zgjidhja e martesës 👫

💍 Koncepti i martesës është një bashkim vullnetar i një mashkulli dhe një femre.

👩‍❤️‍👨 Fejesa është premtim reciprok i dy personave me gjini të kundërta për t’u martuar në të ardhmen.

🔞 Personi i cili nuk ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare nuk mund të lidhë martesë.
👥 Pra, sa i përket të drejtave dhe detyrimeve të gjithë bashkëshortët janë të barabarët pavarësisht statusit dhe gjinisë.
🧝‍♀️Kushtet për lidhjen e martesës:

👯vullneti i lirë i bashkeshortëve të ardhshëm;
🚻 sekset e kundërta;
🏢 lidhja e marteses përpara organit kompentent.

👨‍👩‍👧‍👦 Disa nga funksionet e familjes janë:
👨‍👧‍👧Funksioni i riprodhimit njerzor;
💰Funksioni ekonomik;
👩‍🍼 Funksioni i rritjes dhe edukimit të femijeve;
👫Funksioni shoqërues dhe mbrojtës i familjes.

🗂 Zgjidhja e marteses:
😵‍💫 Liria për të lidhur martesë shoqërohet zakonisht edhe me të drejtën e zgjedhjes së saj. Martesa shuhet me vdekjen e bashkëshortit ⚰️;
🌫 Shpalljen e bashkëshortit të zhdukur të vdekur;
❌anulimit dhe shkurorëzimit 🚸.
👰‍♀️🤵‍♀️Martesa zgjidhet vetëm pas parashtrimit të padis dhe me vendim të gjykatës përmes anulimit (martesa e pavlefshme) ose zgjidhjes (shkurorëzimit).

🏛 Leds Law
📍 Prishtinë-Kosovë
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

Prona 🏘🪧 Pronësia është e drejta e tërësishme në një send.  🕵️‍♂️ Pronari mund të disponojë me sendin sipas dëshirës së ...
09/02/2022

Prona 🏘

🪧 Pronësia është e drejta e tërësishme në një send. 🕵️‍♂️ Pronari mund të disponojë me sendin sipas dëshirës së tij, veçanërisht atë ta posedojë dhe ta përdorë, me atë të disponojë dhe të tjerët t’i përjashtojë nga çfarëdo ndikimi, nëse nuk kundërshtohet nga ligji ose nga të drejtat e një të treti.

🏛 E drejta e pronësisë fitohet në katër mënyra: sipas ligjit ⚖️, me trashëgim👨‍👩‍👧‍👦, në bazë të vendimit të organit shtetëror 📜dhe në bazë të veprimit juridik📚.

🏞 Ekzistojnë së paku katër lloje të së drejtës së pronësisë: 🏔 pronësia 🏦 hipoteka 🏛 servituti dhe 🏘 e drejta e shfrytëzimit të pronave shoqërore dhe pronave shtetërore.

✊ Fitimi dhe humbja e pronësisë në paluajtëshmëri 🏕 Për bartjen e pronësisë në paluajtshmëri është e nevojshme një punë juridike e vlefshme ndërmjet tjetërsuesit dhe fituesit si bazë juridike dhe regjistrimi i ndryshimit i pronësisë në Regjistrin e të drejtave në paluajtshmëri.
📑 Kontrata për bartjen e paluajtshmërisë duhet të lidhet me shkrim në prezencë të dy palëve në një zyrë kompetente, si dhe fitimi me parashkrim (pas kalimit të afatit të përcaktuar) 🗃.

⚖️ Leds Law
📍 Prishtinë-Kosovë
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

Urime, Viti i Ri 2022🎉🎊Secili vit bartë në vete edhe sfidat dhe sukseset e që padyshim viti 2021, do të jetë vështirë i ...
30/12/2021

Urime, Viti i Ri 2022🎉

🎊Secili vit bartë në vete edhe sfidat dhe sukseset e që padyshim viti 2021, do të jetë vështirë i harrueshëm!📊

🪢Sfidat do të duhej të shërbejnë si forcë e së ardhmës, ndërsa sukseset e arritura duhet të jenë energji, vullnet, punë dhe angazhim për vitin tjetër që të vazhdojmë edhe më tejë sa më fuqishëm!💪

👨‍👩‍👧‍👦Prandaj, të gjithë miqëve, e bashkëpuntorëve me të cilët punuam e bashkëvepruam në forma të ndryshme “LEDS LAW”, i’u uronë festën e viti të ri 2022, duke ju dëshiruar shumë shëndet e mbarësi❤️

⭐️GËZUAR 2022🎈

🖇 LEDS LAW
📍Prishtinë-Kosovë
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

Përmbaruesi Privat - 2Kur jemi në fundvit, në mendje bien bilancet!🗓 Viti fiskal (ose viti financiar, ose më rrallë vit ...
22/12/2021

Përmbaruesi Privat - 2

Kur jemi në fundvit, në mendje bien bilancet!

🗓 Viti fiskal (ose viti financiar, ose më rrallë vit buxhetor) është një periudhë e përdorur për të kalkuluar raportet financiare vjetore tek bizneset dhe organizatat e tjera.

📊 Viti fiskal – periudha nga 1 janar deri 31 dhjetor i të njëjtit vit.

💳 Borxh – çdo obligim financiar për tu paguar, apo përndryshe për të paguar para që dalin nga Kontratat, obligacionet, mbitërheqjet apo nga letrat të tjera me vlerë të transmetuara si këmbim për derdhjen e fondeve, si dhe obligimin për të paguar kryegjënë, interesin, zbritjen, provizionet, komisione apo gjobat të cilësdo natyrë.

📚Borxh afatgjatë – borxhi i pagueshëm për një periudhë kohore më të gjatë se një vit.

💶 Borxh afatshkurtër – borxhi i pagueshëm për një periudhë kohore deri në një vit.

📍LEDS LAW
⚖️ Ma. Sc. Samir Morina - Avokat | Lawyer
📲 +383 (49) 86 84 08
📩 [email protected]

Address

28 Nëntori 40–88

Telephone

+38649868408

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Leds Law posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Leds Law:

  • Want your business to be the top-listed Law Practice?

Share