Sindikata e Pavarur e Arsimit Fier

Sindikata e Pavarur e Arsimit Fier Sindikata e Pavarur e Arsimit Fier mbron të drejtat e mësuesve dhe nxënësve

14/09/2026

DEKLARATË E SPASH

Sot starton viti i ri mësimor 2026-2027.
Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, si një prej sindikatave më përfaqësuese të punonjësve të arsimit, në përputhje me misionin e saj, të mbrojtjes së të drejtave dhe të interesave të ligjshme të punonjësve arsimor në institucionet shkollore të sistemit arsimor parauniversitar, uron të gjithë mësuesët, nxënësit, veçanërisht ata që sot fillojnë klasën e parë
GËZUAR VITIN E RI SHKOLLOR, QOFTË NJË VIT I MBARË !

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve të fillimit të vitit shkollor 2026-2027, është përfshirë në një diskutim të gjerë me anëtarët dhe organet e saj drejtuese, për analizimin dhe vlerësimin e statusit ekonomik, social dhe profesional të mësuesve të arsimit parauniversitar në vendin tonë.
SPASH, vlerëson se politkat arsimore të ndërmarra gjatë viteve të fundit, kanë qenë të pa mjaftueshme dhe nuk kanë arritur të përmirësojnë statusin ekonomik e social të mësuesve tanë, duke sjell si pasojë reduktimin e rolit dhe ndikimin e Mësuesit në cilësinë e shërbimit arsimor.

SPASH, vëren se vitit i ri shkollor po fillon në një mjedis të polarizuar social, çka dëshmohet me protestat që po zhvillohen prej disa muajve në vendin tonë.

Sindikata jonë, ka vërejtur dhe përshëndet konstatimet e publikuara në protesta, lidhur me vështirësitë dhe mungesën e mbështetjes së statusit ekonomik e social të punonjësve të shërbimeve publike dhe në mënyrë të veçantë të mësuesve, të cilët me të drejtë konsiderohen si një prej aktorëve më të rëndësishem dhe më me ndikim në cilësinë e shërbimit arsimor.

Sindikata jonë, pajtohet plotësisht me konstatimin se Mësuesit tanë, tashmë prej shumë vitesh, përballen me nevoja dhe vështirësi ekonomike, sociale dhe profesionale, të cilat pengojnë përmbushjen cilësore të rolit, funksioneve dhe përgjegjësisë që kanë Mësuesit kundrejtë edukimit dhe arsimimit cilësor të fëmijëve dhe të rinjve tanë.

Duke konsideruar faktin që komuniteti i Mësuesve është një prej komuniteteve më të rëndësishme dhe më me ndikim në zhvillimin e qendrueshëm të vendit, Sindikata e Pavarur e Arsimit, deklaron se:

1. Komuniteti i Mësuesve, solidarizohet dhe mbështet thirrjet dhe kërkesat publike për nevojën e riorganizimit të politikave publike që adresojnë cilësinë e shërbimit arsimor dhe vënien e tij në funksion të interesit më të mirë të vendit; të rinisë shkollore dhe të mësuesve tanë.

2. Në solidaritet dhe mbështetje të kërkesave të anëtarësisë, protestave të rinisë dhe shoqërisë sonë, SPASh deklaron, se do të luftojë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore për më shumë buxhet për arsimin, me qëllim rritjen e pagave të mësuesve dhe përmirësimin e kushteve të punës së tyre.

3. Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë, shpreh besimin që zëri ynë dhe i qytetarëve do të dëgjohet dhe kërkesat do të realizohen përmes dialogut dhe komunikimit paqësor.

13/09/2026

Sindikata e Pavarur e Arsimit Fier ju uron të gjithë mësuesve suksese në vitin e ri shkollor!

Gjatë vitit të kaluar kemi përballuar së bashku shumë sfida.
SPASH dhe SPASH Fier kanë qenë pranë mësuesve për problematikat që kanë dalë dhe, në shumicën e rasteve i kanë zgjidhur ato me sukses.
Problematika që u përkasin të gjithë mësuesve, por edhe raste të veçanta.
Urojmë që ky vit të jetë i mbarë dhe i suksesshëm për punën tonë në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri, për të gjithë nxënësit dhe mësuesit!

01/07/2026
09/04/2026

SPASH DHE FSASH RIKTHEJNË VLERËSIMIN E DIPLOMËS DHE PAGËN E GRUPIT NË 14.000 LEKË

Propozimi i SPASH dhe FSASH për ndryshimin e ligjit nr. 69/2012, me qëllim rikthimin e pagesës së grupit të mësuesve nga 10,000 në 14,000 dhe nga 12.000 ne 14.000 lekë, e hequr padrejtësisht me VKM nr. 425/2024, më në fund do të dekretohet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe do të hyjë në fuqi shumë shpejt.

Ky fakt u përforcua sot edhe nga Ministrja e Arsimit në Kuvend. Pavarësisht pengesave nga sindikata të tjera, SPASH dhe FSASH kanë qenë që nga dita e parë në krah të mësuesve, duke mbrojtur me vendosmëri të drejtat e tyre.

Address

Fier

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Sindikata e Pavarur e Arsimit Fier posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share